Operacion antidrogë në Krujë, asgjësohen 5 mijë bimë kanabisi

Facebook
WhatsApp

Operacionin edhe antidrogë në Vaun e Dejës, policia vë në pranga motër e vëlla, nën hetim kryeplaku i fshatit Kroni i Madh.

Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës kanë zhvilluar kontrolle intensive në zonat e thella malore të Krujës. Sipas burimeve paraprake, deri më tani është bërë zbulimi dhe asgjësimi i rreth 5 mijë bimëve narkotike që janë kultivuar në gati 100 parcela të shpërndara në zona jo shumë të lehta për tu aksesuar.

Burimet policore bëjnë me dije se të gjitha parcelat janë organizuar në sipërfaqe të vogla me 50 deri 100 rrënjë secila prej tyre, njëkohësisht po vazhdojnë hetimet për identifikimet e personave që qëndrojnë pas kësaj vepre. Në operacion janë angazhuar 15 grupe efektivësh, që po kontrollojnë zona të ndryshme malore.

Ndërkohë shërbimet e komisariatit të Policisë Vau i Dejës, si rezultat i kontrolleve intensive në terren dhe i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, finalizuan operacionin e koduar “Monitorimi”.

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Kroni i Madh, u gjetën të kultivuara një numër i konsiderueshëm bimësh dhe fidanësh të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, të cilët u asgjësuan nëpërmjet djegies, përveç një pjese që u sekuestrua si provë materiale.

Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit P. P., 33 vjeç, dhe A. P., 43 vjeçe (vëlla e motër), banues në fshatin Kroni i Madh, të dyshuar si autorë të kultivimit.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. D., 51 vjeç, kryeplak i fshatit Kroni i Madh, dhe N. G., 56 vjeç, vrojtues pyjesh, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick