OSBE: Reforma territoriale nuk duhet të imponohet nga jashtë

Facebook
WhatsApp

Duke iu referuar edhe Francës, vendit të tij të origjinës, Tarran nënvizoi se brenda vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së ekzistojnë modele të ndryshme të organizimit territorial dhe se nuk ka një skemë unike që mund të aplikohet në çdo shtet.

Reforma territoriale dhe mënyra e organizimit të administratës vendore duhet të jenë një zgjedhje e vetë Shqipërisë dhe jo rezultat i një modeli të imponuar nga jashtë. Kështu është shprehur në Pogradec ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, i cili theksoi se çdo shtet ka historinë, traditat dhe nevojat e veta në organizimin e pushtetit vendor.

Duke iu referuar edhe Francës, vendit të tij të origjinës, Tarran nënvizoi se brenda vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së ekzistojnë modele të ndryshme të organizimit territorial dhe se nuk ka një skemë unike që mund të aplikohet në çdo shtet.

“Ne nuk kemi një model që e imponojmë dhe që e konsiderojmë se është më i mirë. Çdo vend ka historinë e vet, traditën e vet dhe nevojat e veta”, deklaroi ambasadori.

Sipas tij, Shqipëria duhet të vendosë vetë se si do të organizojë administratën territoriale, qoftë duke ruajtur 61 bashkitë aktuale, qoftë duke zgjedhur një numër tjetër njësish vendore.

Tarran sqaroi se deri tani nuk ka një vendim përfundimtar për ndryshimin e hartës territoriale, ndërsa procesi ndodhet ende në fazën e diskutimeve dhe konsultimeve.

Në këtë kuadër, ambasadori vuri theksin te nevoja për përfshirjen e pushtetit vendor në vendimmarrje. Sipas tij, një reformë kaq e rëndësishme nuk duhet të miratohet pa u dëgjuar përfaqësuesit e nivelit lokal dhe pa pasur një dialog me institucionet e pushtetit qendror.

Ai tha gjithashtu se është ende herët për të dhënë një vlerësim nëse procesi i konsultimit është zhvilluar në mënyrë të kënaqshme, pasi diskutimet për reformën territoriale vijojnë.

Deklaratat e ambasadorit të OSBE-së vijnë në një kohë kur në Shqipëri është rihapur debati për ndryshimin e hartës territoriale dhe numrit të njësive vendore. Çështja pritet të sjellë përplasje dhe diskutime të mëtejshme mes qeverisë, opozitës, institucioneve vendore dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në proces.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick