Ndërkohë ish-partneri i tij në projektin e Aeroportit të Vlorës, Valon Lluka është ndaluar për 48 orë nga policia e Kosovës. Biznesmeni është paraqitur këtë paradite në polici së bashku me avokatin e tij. Lluka është denoncuar nga Behgjet Pacolli për abuzime kur ishte drejtor në Mabetex.
Punimet në Aeroportin e Vlorës janë ndalur prej kohësh në fazën finale të projektit, kjo pas një përplasjeje juridike dhe fizike mes aksionerëve, Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi.
Ndërkohë, Pacolli ka bërë sot me dije se kompania që ai zotëron, MABCO dhe që është zotëruesja më e madhe e aksioneve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, ka dalë fituese në Apelin e Tiranës.
Sipas Pacollit, Apeli ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e cila shkaktoi bllokimin e hyrjes në terminal të kompanisë së Pacollit, për vijimin e punës.
Veç Apelit, më herët edhe Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë i kishte të dhënë të drejtë kompanisë së Pacollit, e cila kishte kundërshtuar bllokimin e hyrjes së punëtorëve në terminal dhe vijimin e punës.
Në reagim, Pacolli, thotë se “maskat ranë” dhe përpara përgjegjësisë duhet të dalin të gjithë ata që shkaktuan dëmin. Ai pyet nëse do të lejohen të vijojnë me punimet.
Kujtojmë se çështja e Aeroportit të Vlorës ka kaluar në Arbitrazhin Ndërkombëtar, me këta të fundit që kanë ndaluar qeverinë shqiptare të bëjë veprime të mëtejshme, pasi kanë dhënë një masë sigurie të ndërmjetme deri në shqyrtimin në themel të padisë nga MABCO.
Ndërkohë as MABCO nuk hyn dot në aeroport pasi qeveria shqiptare i ka prishur kontratën.
Reagimi i plotë i Pacollit:
FITORJA E RADHES e MABCOS ndaj padrejtesive! Poashtu jam i lumtur qe MASKAT PO BIEN!
Çështja e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës tashmë ka marrë përmasa të mëdha dhe po përfundon në arbitrazh ndërkombëtar, çka po sjell kosto jashtëzakonisht të larta ligjore.
Sot edhe GJYKATA E APELIT e Tiranes e hodhi poshte vendimin e nxitur, te jashteligjeshme dhe te shemtuar, te MIRIANA NAKES, qe shkaktoj bllokimin e hyrjes ne Terminal per te perfunduar punimet dhe per te certifikuar vepren.
Po ashtu me 26 Maj te ketij viti Gjykata e Larte e Republikes se Shqiperise hodhi poshte vendimet e nxitura dhe joligjore te gjykatesve FATMIR NDREU te dates, 17/10/ 2025, te MARIANA SHEGANI-DEDI, dhe gjyqetareve te trupit Gjykues te apelit te 19/2/2026
MABCO po i përballon këto deme dhe kosto për të mbrojtur të drejtat dhe investimin e saj, por në fund qëllimi i saj vijon dhe mbetet një: PËRFUNDIMI I NDËRTIMIT TË KESAJ VEPRE ME RËNDËSI KOMBËRARE.
Por organet e drejtësisë duhet të sjellin para përgjegjësisë të gjithë ata që vepruan kundërligjshëm dhe shkaktuan këto dëme. Pas ndërhyrjes së arbitrit emergjent ndërkombëtar, janë vendosur masa për ruajtjen e status quo-së, të cilat kufizojnë veprime të caktuara dhe e mbajnë projektin në një gjendje pasigurie.
Prandaj, pyetja mbetet thelbësore: A do të lejohemi të përfundojmë punimet dhe vendosim në operim këtë vepër të rëndësishme për popullin Shqiptar në mbrojtje të interesit publik?
Cdo ditë vonesë sjell dëme të reja dhe është në dëm të interesit publik dhe koha për të vepruar është tani”.
Ndërkohë Valon Lluka është ndaluar për 48 orë nga policia e Kosovës. Biznesmeni është paraqitur këtë paradite në polici së bashku me avokatin e tij. Lluka është denoncuar nga Behgjet Pacolli për abuzime me pozitën sa ishte drejtor në Mabetex.
“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person me inicialet V.Ll., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, nga neni 323, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, nga neni 318, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, nga neni 284, si dhe veprës penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”, nga neni 285 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Lidhur me rastin në fjalë, prokurori i çështjes, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit. Ndërkohë, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë mundësinë për caktimin e ndonjërës prej masave të sigurimit ndaj të pandehurit”, tha zëdhënësja Kaltrina Shala nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, për Klan Kosova.









