Pajisje shpërthyese pranë liderëve evropianë, mes tyre edhe Rama

Facebook
WhatsApp

Specialistët e ushtrisë irlandeze për çaktivizimin e bombave ndërhynë pasditen e së premtes për të lokalizuar dhe neutralizuar një pajisje shpërthyese, e cila ishte vendosur në një ndërtesë zyrash në një nga sheshet më qendrore të Dublinit.

Pajisja, e ndërtuar në mënyrë artizanale, por funksionale dhe e aftë për të shkaktuar shpërthim, u zbulua pranë një vendi ku një natë më parë kishin darkuar Emmanuel Macron dhe liderë të tjerë evropianë (përfshirë kryeministrin Edi Rama), të cilët ndodheshin në kryeqytetin irlandez për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Sipas agjencisë Reuters, specialistët e ushtrisë irlandeze për çaktivizimin e mjeteve shpërthyese u thirrën në vendngjarje të premten (13 nëntor) dhe arritën të neutralizonin pajisjen, të cilën autoritetet e përshkruan si të prodhuar në mënyrë artizanale, por funksionale dhe të aftë për të shkaktuar shpërthim.

Autoritetet policore u vunë në lëvizje pasditen e së premtes, pas një njoftimi për një objekt të dyshimtë në një ndërtesë zyrash në sheshin Merrion (Merrion Square), në qendër të Dublinit.

Në të njëjtin shesh, por në anën e kundërt të tij, të enjten në mbrëmje ishte organizuar një darkë zyrtare për liderët pjesëmarrës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ku përfaqësohen si shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ashtu edhe vendet evropiane që nuk janë pjesë e BE-së.

Pas vlerësimit fillestar të situatës nga policia, u kërkua ndihma e njësisë së specializuar për neutralizimin e mjeteve shpërthyese (Explosive Ordnance Disposal – EOD) të Forcave të Armatosura irlandeze.

“Bazuar në vlerësimin fillestar të policisë, iu kërkua njësisë së Forcave të Armatosura për neutralizimin e mjeteve shpërthyese që të shkonte në vendngjarje. Njësia EOD neutralizoi një pajisje shpërthyese të improvizuar, por funksionale”, thuhej në deklaratën e policisë.

Ngjarja merr një rëndësi të veçantë për shkak të pranisë së dhjetëra liderëve në Dublin, me rastin e Samitit dyditor të Komunitetit Politik Evropian.

Në darkën zyrtare të së enjtes, e cila u zhvillua në Galerinë Kombëtare të Irlandës (National Gallery of Ireland), morën pjesë, ndër të tjerë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri britanik Andy Burnham dhe kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, i cili ishte ftuar në këtë aktivitet.

Galeria Kombëtare ndodhet në zonën e sheshit Merrion, pranë ndërtesës ku u zbulua pajisja shpërthyese.

Theksohet se për zhvillimin e darkës ishin marrë masa të rrepta sigurie. Autoritetet kishin krijuar një perimetër mbrojtës rreth vendit ku zhvillohej aktiviteti dhe kishin bllokuar disa rrugë në zonën përreth sheshit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick