Vetëm 27 deputetë të Kuvendit nënshkruan deklaratën konfidenciale, nga 140 deputetë gjithsej. Nga këto 8 ishin deputetë të opozitës, anëtarë në Komisionin e Sigurisë dhe Ekonomisë, të cilët nuk morën pjesë në votim në seancë plenare. Marrëveshja mori 74 vota të socialistëve, por vetëm 19 prej tyre ishin njohur me të paraprakisht.
Kuvendi miratoi gjatë seancës së mbajtur të enjten e 27 korrikut, marrëveshjen konfidenciale me SHBA për kredinë 302 milionë dollarë për blerjen e pajisjeve ushtarake.
Para shqyrtimit të projektligjit, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi tha se të gjithë deputetët kanë të drejtë të njihen me marrëveshjen pas nënshkrimit të deklaratës së konfidencialitetit të informacionit.
Me kërkesë të 40 deputetëve të PS, seanca vijoi me dyer të mbyllura ndërsa në fund projektligji u miratua me 74 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër.
Vetëm 19 nga 74 deputetët që votuan ratifikimin e marrëveshjes për huanë 302 milion dollarë, rezultojnë se janë konsultuar me marrëveshjen.
Vetëm 27 deputetë të Kuvendit nënshkruan deklaratën konfidenciale, nga 140 deputetë gjithsej. Nga këto 8 ishin deputetë të opozitës, anëtarë në Komisionin e Sigurisë dhe Ekonomisë, të cilët nuk morën pjesë në votim në seancë plenare. Marrëveshja mori 74 vota të socialistëve, por vetëm 19 prej tyre ishin njohur me të paraprakisht.
Konkretisht: Besnik Brahimi, Agron Malaj, Lindita Nikolli, Hysen Buzali, Igli Hasani, Elisa Spiropali, Bujar Rexha, Ilirjan Pendavinji, Shkurt Lasku, Termet Peëi, Ardit Bido, Erjo Mile, Zamira Sinaj, Briseida Cakërri, Aulona Bylykbashi, Adi Qose, Milva Ikonomi, Elton Korreshi dhe Admir Kadeli.
Ndërkohë, Partia Demokratike ka çuar në Gjykatë Kushtetuese miratimin e marrëveshjes. PD pretendon se socialistët shkelën në mënyrë të përsëritur 7 nene të Kushtetutës gjatë procedurave parlamentare për miratimin e marrëveshjes.









