Parandalohet vrasja në Sarandë, arrestohen pesë persona

Facebook
WhatsApp

Operacioni u zhvillua në një rrugicë pranë banesës së Rexhep Ismailit, i cili u ekzekutua në lokalin e tij në Qafë Gjashtë në muajin maj. Grupi hetimor po verifikon nëse prania e të arrestuarve në këtë zonë lidhet me atë ngjarje apo ka qenë rastësore.

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë në Sarandë, pasi dyshohen se po përgatiteshin të kryenin një vrasje. Operacioni u zhvillua pranë një lokali në fshatin Gjashtë, ku dy prej të arrestuarve u kapën të armatosur në një zonë pa ndriçim, ku dyshohet se kishin zënë pritë.

Në flagrancë u arrestuan Sidorel Moriseni, 32 vjeç, dhe Alfred Kaja, 26 vjeç. Ndërkohë, në pranga për veprën penale të moskallëzimit të krimit përfunduan edhe Vonis Poka, 31 vjeç, Vitrin Hoxha, 20 vjeç, dhe Franko Bobja, 21 vjeç.

Sipas policisë, të pestë janë persona me precedentë penalë, kryesisht në fushën e narkotikëve. Hetuesit dyshojnë se ata kishin shkuar për të ekzekutuar një person, por gjatë marrjes në pyetje asnjëri prej tyre nuk ka dhënë shpjegime për qëllimin e pranisë në zonë.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se grupi lëvizte me dy automjete. Në momentin që kishin ndaluar, Moriseni dhe Kaja po kontrollonin armët, kur forcat e policisë ndërhynë dhe i arrestuan.

Operacioni u zhvillua në një rrugicë pranë banesës së Rexhep Ismailit, i cili u ekzekutua në lokalin e tij në Qafë Gjashtë në muajin maj. Grupi hetimor po verifikon nëse prania e të arrestuarve në këtë zonë lidhet me atë ngjarje apo ka qenë rastësore.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi dy pistoleta, një silenciator, municion luftarak dhe dy automjete, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e objektivit të dyshuar të atentatit.

Njoftimi zyrtar

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Silenciatori”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Falë informacionit të siguruar dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët, në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, kishin nxjerrë armët e zjarrit nga automjeti dhe qëndronin në pritë, në një zonë pa ndriçim.

Gjatë operacionit arrestohen edhe 3 shtetas të tjerë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 silenciator dhe 2 automjete.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silenciatori”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ndërhynë në kohë, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, dhe vunë në pranga, në fshatin Gjashtë, shtetasit:

S. M., 32 vjeç, banues në Tiranë;

A. K., 26 vjeç, banues në Kavajë.

Po gjatë operacionit u vunë në pranga edhe shtetasit:

V. H., 20 vjeç, banues në Kavajë;

V. P., 31 vjeç, banues në Tiranë;

F. B., 21 vjeç, banues në Kavajë.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se këta shtetas kishin ardhur në Sarandë me qëllim kryerjen e një vrasjeje.

Shtetasit S. M. dhe A. K. u kapën në flagrancë në momentin kur po nxirrnin nga automjeti 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator.

Tre shtetasit e tjerë, të cilët ndodheshin me ta, u arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, identifikimin e objektivit të synuar dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick