Pas letrës së Veliajt, e ëma shkon për ta takuar në burg

Facebook
WhatsApp

Shqiponja Veliaj mbërrin në burgun e Fierit për të takuar të birin, Erion Veliajn. Nëna e kryebashkiakut të Tiranës hyri në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit, ku pritet të zhvillojë takimin me të.

Një ditë më parë, në një letër kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se ndodhet në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë, të dënuar me burg përjetë.

“Futja në izolim për 10 ditë, pa ujë e dritare, pa kujdes mjekësor, refuzim i ushqimit, asnjë arsye për transferimin/izolimin, asnjë telefonatë për familjen dhe avokatin, në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë me burgim të përjetshëm”, do të shprehej Veliaj.

Kujtojmë se Veliaj u zhvendos dje nga Burgu i Durrësit në atë të Fierit, teksa ndodhet në paraburgim prej shkurtit të vitit 2025.

https://www.cdnimpuls.com/video/veliajj-6ae3236709eff.mp4

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick