PD do hetimin e pasurisë së Kumbaros: Verifikim 7 banesave

Facebook
WhatsApp

PD ngre gjithashtu dyshime për të ardhurat e deklaruara nga bashkëshorti i Kumbaros gjatë periudhës kur ajo mbante postin e ministres së Kulturës.

Partia Demokratike i ka kërkuar SPAK-ut dhe institucioneve përgjegjëse për hetimin dhe kontrollin pasuror të verifikojnë pasuritë e ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro dhe familjes së saj, duke ngritur dyshime për burimin e të ardhurave, transaksionet e pronave dhe mospërputhje në deklarimet periodike.

Zëdhënësja e PD-së për Antikorrupsionin, Genta Vangjeli, theksoi se familja e ministres rezulton me shtatë apartamente, ndërsa ngriti pikëpyetje për burimin e të ardhurave që kanë shërbyer për krijimin e pasurisë.

Sipas të dhënave të bëra publike (edhe nga Pamfleti), mes pasurive të deklaruara përfshihen apartamente në bashkëpronësi të Kumbaros dhe bashkëshortit, dy apartamente të dhuruara fëmijëve në shtator të vitit 2023, si dhe prona të tjera, për të cilat si burim deklarohen të ardhurat, kursimet apo dhurimet.

Demokratët ngrenë pikëpyetje edhe për deklarimin e dy garazheve me sipërfaqe të njëjtë prej 18 metrash katrorë, por me diferencë të konsiderueshme në vlerën e deklaruar.

PD ngre gjithashtu dyshime për të ardhurat e deklaruara nga bashkëshorti i Kumbaros gjatë periudhës kur ajo mbante postin e ministres së Kulturës. Vangjeli deklaroi se në vitin 2015 bashkëshorti i saj ka raportuar pagesa në formë honorarësh nga AADF, fondacion që, kishte bashkëpunim të vazhdueshëm me Ministrinë e Kulturës.

Deklarata e plotë e Genta Vangjelit

Nga verifikimi i pasurisë së deklaruar, ministrja Kumbaro rezulton familjarisht me 7 apartamente; konkretisht:

Ap. 119.16 m², bashkëpronare me bashkëshortin, burimi: të ardhura.

Ap. 128 m² në Tiranë, bashkëpronare me bashkëshortin, burimi: të ardhura.

Ap. 92 m², vlera 200.000 EURO, deklaruar në v. 2024, pronar bashkëshorti, burimi: të ardhura, i parregjistruar, nuk është aplikuar për regjistrim.

Ap. 55 m², vlera 1.385.560 LEK, burimi: DHURIM, pronar bashkëshorti.

Ap. 69.1 m², vlera 72.000 EURO, burimi: kursime, pronar 50%.

Ap. 95 m², burimi: të ardhura, bashkëpronare me bashkëshortin, dhuruar vajzës në shtator 2023.

Ap. 89.30 m², burimi: të ardhura, bashkëpronare me bashkëshortin, dhuruar djalit po në shtator 2023.

Ap. 74.50 m², burimi: të ardhura, vlera 60.598 EUR, SHITUR në maj 2022, vlera 124.998 EUR.

1 garazh i deklaruar në v. 2021, me sip. 18 m², vlera 12.800 EURO, burimi: të ardhura, pronare 50%.

1 garazh 18 m², deklaruar nga bashkëshorti në v. 2025, vlera 2.000 EURO, burimi: kursime, pronar 50%.

Nga këqyrja e mënyrës së deklarimit vërehen:

Jopërputhshmëri dhe mungesë faqesh sipas numrit rendor në deklarimet v. 2013; 2015; 2017.

Detaje të përsëritura, por çmime të ndryshme, si p.sh. garazhi, të cilin Kumbaro e ka deklaruar të blerë në v. 2021, garazhi 18 m², çmimi 12.800 euro; ndërsa bashkëshorti deklaron në v. 2025 garazh me të njëjtën sip. 18 m², çmimi 2.000 euro.

Gjatë kohës që Kumbaro ka mbajtur detyrën si Ministre e Kulturës, bashkëshorti në v. 2015 deklaron se ka marrë pagesa në formë honorarësh edhe nga AADF, një fondacion i cili ka një lidhje shumë të ngushtë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me Ministrinë e Kulturës.

Në këto kushte, PD kërkon që ILDKPKI dhe SPAK të verifikojnë në mënyrë të plotë pasurinë e familjes, burimin e të ardhurave, dhurimet e apartamenteve, transaksionet e shitblerjes dhe çdo mospërputhje në deklarimet periodike.

Transparenca për pasurinë e zyrtarëve nuk është zgjedhje politike, por detyrim ligjor dhe moral ndaj qytetarëve.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick