PD kundër shtetit bektashi: Rama po nxit përçarje fetare në vend

Facebook
WhatsApp

Më pak se dy vjet më parë kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e një enklave sovrane bektashiane. Drejtuesit e këtij komuniteti flasin tashmë për njohjen e statusit zyrtar, madje po emërojnë përfaqësues jashtë vendit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se është kundër krijimit të një shteti bektashi në Shqipëri.

Sipas Berishës, nisma e Ramës është një projekt “antikushtetues dhe antikombëtar”.

“PD ka reaguar fuqimisht. Cilido që është i interesuar për reagimet e PD, i sugjeroj t’u referohet deklaratave të mia. Kam qenë në arrest shtëpie kur unë kam ngritur zërin kundër tij dhe duhet të ketë qenë janari i vitit 2024. Të njëjtin reagim dhe të fortë, PD ka bërë në vitin 2025. Dhe, në bindjen time më të thellë, ky është një akt në radhë të parë kundër bektashizmit shqiptar, i cili ka qenë dhe është një shtyllë e vërtetë e atdhetarisë.

Bektashinj ishin Frashërllinjtë, themeluesit e doktrinës së shqiptarisë. Bektashinjtë ishin rezistentët e pamposhtur ndaj pushtimeve dhe diktaturës. Ata kanë gjakun e tyre, besimin e tyre, kontributin e tyre në Shqipërinë e pavarur shtet sovran dhe nuk kanë luftuar kundër për një shtet bektashi.

Ata kanë frymëzuar unitetin kombëtar dhe kjo aventurë, e cila siç kemi deklaruar më parë, vjen në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Shqipërisë, vjen në kundërshtim të hapur me karakterin laik të shtetit shqiptar që nga themelimi i tij gjer sot, përpiqet të nxisë përçarje fetare në një vend ku toleranca dhe bashkëpunimi fetar është gjëja më madhështore në shpirtin e atij populli. PD ka qenë dhe është e prerë ndaj kësaj nisme antikushtetuese, antishqiptare, antikombëtare, e të tjera me radhë”, tha Berisha.

Më pak se dy vjet më parë kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e një enklave sovrane bektashiane. Drejtuesit e këtij komuniteti flasin tashmë për njohjen e statusit zyrtar, madje po emërojnë përfaqësues jashtë vendit.

Krijimi i “Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi” sipas Ramës do jetë shteti më i vogël në botë dhe i përshkruar shpesh si një “Vatikan mysliman”. Media afër tij shkruajnë se ky projekt pritet “të zyrtarizohet nga autoritetet shqiptare gjatë muajve të ardhshëm”.

Edhe një faqe e quajtur “Intelligence Online” shkruan se “ka mësuar se drejtuesit po shqyrtojnë mundësinë e prerjes së monedhave.

Monedha, që do të njihej me emrin “bek”, me shumë gjasa do të indeksohej sipas çmimit të arit. Zyrtarët do të lëshojnë gjithashtu pasaporta.

Sali Berisha ka komentuar sot edhe ngjarjen e rëndë në Ksamil, ku u vra me thikë një 20-vjeçar nga Portugalia.

Sipas Berishës, vrasja ishte shtetërore, duke përmendur faktin se tre efektivë u përfshinë në ngjarje. Kryedemokrati përmendi edhe ngjarjen në Kombinat, ku disa adoleshentë u përfshinë në konflikt, duke thënë se Shqipëria dominohet nga krimi.

“Përveç ngjarjes tragjike, e them edhe njëherë, të vrasjes shtetërore të 20-vjeçarit portugez që erdhi të kalonte pushimet në Ksamil dhe kthehet në familjen e tij në arkivol, e them shtetërore sepse ishin tre uniforma policie, të cilat në vend që të mbronin turistin, të mbronin 20-vjeçarin, morën anën e vrasësit, fshehën krimin, duke dëshmuar se rojet e sigurisë në lokalet tona, në tërësi, jo të gjitha sigurisht, janë pjesë e krimit të organizuar, i cili kontrollon jetën ekonomike të vendit.

Por, tmerrësisht shqetësuese ishte ngjarja në Kombinat, ku sipas policisë dhjetëra adoleshentë kishin mprehur thikat, revolet për një përleshje, e cila do kishte marrë përmasat e një masakre.

Natyrisht parandalimi i saj meriton dhe ka vlerësim, por fakti që në Shqipëri janë krijuar mjedise të tilla të inkriminuara, ku mund të ndodhin përleshje me armë të ftohta dhe armë zjarri mes dhjetëra qytetarëve, dëshmon edhe njëherë shkallën e lartë të inkriminimit, të sundimit të krimit në këtë vend. De facto, Shqipëria dominohet tërësisht nga krimi”, tha Berisha.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick