Përplasen dy skafe në liqenin e Komanit, 8 të plagosur

Facebook
WhatsApp

Në ndihmë të personave të lënduar kanë dalë banorë të zonës dhe persona të tjerë me varka, të cilët kontribuan në nxjerrjen dhe transportimin e tyre drejt zonave ku mund të marrin ndihmë mjekësore.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën turistike të Komanit. Bëhet me dije se dy mjete lundruese të llojit skaf janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të Lumit të Shalës.

Sipas informacioneve paraprake nga terreni, nga përplasja dyshohet se kanë mbetur të plagosur rreth 8 persona të cilët janë dërguar drejt spitalit të Shkodrës.

Në ndihmë të personave të lënduar kanë dalë banorë të zonës dhe persona të tjerë me varka, të cilët kontribuan në nxjerrjen dhe transportimin e tyre drejt zonave ku mund të marrin ndihmë mjekësore.

Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara lidhur me gjendjen 8 personave të plagosur, ndërsa mbeten të paqarta shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Pritet që autoritetet të japin informacione të mëtejshme lidhur me ngjarjen.

Siopas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i përplasjes është shpejtësia e madhe e të dy skafeve. Dy mjetet lundruese ishin nisur nga Komani në drejtim të Lumit të Shalës.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick