Klubi madrilen kërkon shkarkimin e presidentit
Reali i Madridit kërkon shkarkimin e presidentit të La Ligas, Havier Tebas.
Përmes një komunikate, klubi madrilen i konsideron të patolerueshme komentet dhe deklaratat që bëri kreu i ligës spanjolle pas ndeshjes derbi kundër Atletikos së Madridit.
64-vjeçari i konsideroi pretendimet e Jose Mourinhos si një tymnajë për të shmangur vëmendjen nga humbja e derbit duke thënë se te Reali jetojnë në një galaktikë tjetër dhe jo në realitet.
“Është më e lehtë të tregosh me gisht një komplot sesa të shpjegosh atë që po ndodh në fushë”, tha mes të tjerash kreu i La Ligës.
Kjo gjë ka bërë që Reali të mbajë një qëndrim të fortë duke kërkuar menjëherë largimin e Tebasit duke thënë se kompeticioni më i lartë I futbollit spanjoll ka nevojë për një drejtues të aftë për ta menaxhuar atë, duke pasur si detyrë themelore neutralitetin.
Tebas është president i ligës profesioniste të Spanjës që nga viti 2013 dhe mandati aktual i skadon në vitin 2027.
Gjatë këtyre viteve, ai dhe klubi madrilen janë përplasur disa herë dhe çështjet kanë shkuar gjithashtu edhe në gjykatë.
Në ndeshjen kundër Atletikos, Reali i Madridit pretendoi për dy kartonë të kuq të munguar.









