Plagosje në Delvinë, 45-vjeçari goditet me hanxhar në fytyrë!

Facebook
WhatsApp

Pas ngjarjes, Hita është transportuar në Spitalin e Sarandës, ku ka marrë ndihmë të specializuar mjekësore. Plagosja e ndodhur sot, dyshohet se lidhet me një konflikt të nisur gjashtë ditë më parë në Sarandë. Sipas të dhënave paraprake, më 14 gusht, në lagjen nr. 4 të Sarandës, në rrugën “Mitat Hoxha”, Hita ishte konfliktuar me nipat e 47-vjeçarit Lekan Tozo.

Një konflikt ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 45-vjeçari në Delvinë, ndërsa policia ka shoqëruar personin e dyshuar për ngjarjen.

I plagosuri është identifikuar si Xhike Hita, rreth 45 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai është goditur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta nga Leka Tozo, 47-vjeç.

Pas ngjarjes, Hita është transportuar në Spitalin e Sarandës, ku ka marrë ndihmë të specializuar mjekësore. Sipas të dhënave të deritanishme, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Plagosja e ndodhur sot, dyshohet se lidhet me një konflikt të nisur gjashtë ditë më parë në Sarandë. Sipas të dhënave paraprake, më 14 gusht, në lagjen nr. 4 të Sarandës, në rrugën “Mitat Hoxha”, Hita ishte konfliktuar me nipat e 47-vjeçarit Lekan Tozo.

Gjatë konfliktit, i cili raportohet se kishte nisur për motive banale, 45-vjeçari dyshohet se i kishte goditur ata me sende të forta dhe thikë.

Pas ngjarjes, policia shoqëroi palët në komisariat dhe nisi procedurat për ndjekjen e Hitës në gjendje të lirë. Personat e dëmtuar, pasi morën ndihmë mjekësore, u larguan nga spitali.

Gjashtë ditë pas përplasjes së parë, Hita dhe Tozo janë përballur në Delvinë, prej nga 45-vjeçari është gjithashtu me origjinë.

Dyshohet se shkak i konfliktit të radhës është bërë pikërisht ngjarja e 14 gushtit dhe plagosja e nipave të Tozos. Mes dy personave ka nisur një përleshje fizike, gjatë së cilës raportohet se janë përdorur edhe armë të ftohta.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick