Plazhet nën “pushtetin” e drogës, zbulohen 700 doza në Vlorë

Facebook
WhatsApp

Sipas policisë, grupi u ndalua në zonën e Zvërnecit, ndërsa gjatë kontrolleve në automjetin që përdornin dhe në një banesë ku qëndronin në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u gjetën rreth 700 doza me lëndë narkotike të llojeve të ndryshme.

Një operacion i policisë në Vlorë ka çuar në arrestimin e pesë personave të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë tre shtetas nga Lezha dhe dy shtetas italianë me banim në Itali. Bëhet fjalë për N.K., 20 vjeç, R.H., 20 vjeç, M.M., 23 vjeç, si dhe dy shtetasit italianë C.L., 42 vjeç, nga Roma dhe C.S., 37 vjeç, nga Palermo.

Sipas policisë, grupi u ndalua në zonën e Zvërnecit, ndërsa gjatë kontrolleve në automjetin që përdornin dhe në një banesë ku qëndronin në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u gjetën rreth 700 doza me lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, përfshirë “Tusi”, ketaminë, MDMA, kokainë, ekstazi dhe kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit u sekuestruan një shumë parash, që dyshohet se vinin nga aktiviteti kriminal, si dhe tetë telefona celularë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se personat e arrestuar shpërndanin lëndët narkotike në zona turistike, plazhe dhe ambiente argëtimi në qytetin e Vlorës.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa pesë personat akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick