Po shkonte për në punë, aksidentohet për vdekje 58-vjeçari

Facebook
WhatsApp

58-vjeçari Skënder Alushi ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Prezë-Vorë. Viktima ishte banor i fshatit Prezë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 05:45 të këtij mëngjesi, në kryqëzimin e rrugës që lidh fshatin Ahmetaq me Prezën.

Sipas informacioneve paraprake, 58-vjeçari kishte dalë në kryqëzim dhe po priste një automjet për të shkuar në punë, kur u përplas nga një autoveturë që po lëvizte në drejtim të Vorës dhe drejtohej nga 35-vjeçari Elvis Xhaferraj.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit e ka transportuar të dëmtuarin drejt spitalit të Vorës, por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

“Rreth orës 05:45, në Fushë Prezë, shtetasi E. Xh., 35 vjeç, dyshohet se me automjetin që drejtonte ka përplasur shtetasin S. A., 58 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën. Me shtetasin E. Xh. po kryhen veprimet procedurale”, njofton policia. 

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e Spitalit të Traumës për procedurat përkatëse. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, i cili mësohet se është banor i fshatit Prezë, është vetëdorëzuar në polici.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick