Ndryshe nga ditët e tjera, ata janë drejtuar te “Zogu i Zi” ku kanë bllokuar rrethrotullimin për disa minuta, teksa u kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave dhe kanë thyer disa kangjella në anë të rrugës.
Pavarësisht motit të keq dhe reshjeve të shiut, të rinjtë vijojnë rezistencën e tyre përpara Ministrisë së Arsimit. Protestuesit janë mbledhur sërish për të kundërshtuar qeverinë dhe për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Me thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike, të rinjtë shprehen të vendosur për të mos u tërhequr nga protesta. “Ju erdhi fundi!”, ” Rama n’burg, Belinda n’burg!”, është një prej sloganeve që dëgjohen gjatë tubimit.
Protesta vijon në kuadër të lëvizjes së të rinjve, të cilët kërkojnë ndryshime politike dhe mbajnë qëndrim kundër qeverisjes aktuale.
Gjatë tubimit, një grup të rinjsh i kanë vënë zjarrin një koshi mbeturinash, ndërsa protestuesit kanë vijuar thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike.
“Arrestoni Ramën, arrestoni Berishën”, është një prej sloganeve që po brohoritet në kor nga protestuesit, duke shprehur pakënaqësinë ndaj drejtuesve politikë në vend.
Ndryshe nga ditët e tjera, ata janë drejtuar te “Zogu i Zi” ku kanë bllokuar rrethrotullimin për disa minuta, teksa u kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave dhe kanë thyer disa kangjella në anë të rrugës.
Më pas grupi i protestuesve është nisur drejt “21 Dhjetorit”, herë pas here duke hedhur në rrugë kapsolla shpërthyese, ndërsa janë thyer edhe disa tabela reklamash në njërën anë të rrugës.
Situata është tensionuar disi kur i janë afruar Komisariatit aty por megjithatë nuk ka patur përplasje. Ajo që bie në sy ndryshe nga protestat e mëparshme, është mungesa e forcave të policisë që i shoqërojnë ata si dhe e autobotëve me ujë.









