Pranohet ftesa për dialog! Studentët ulen me kryeministrin Rama

Facebook
WhatsApp

Rama ka ndarë pamje nga takimi i mbajtur në Pallatin e Brigadave në Tiranë, duke e cilësuar bisedën me të rinjtë si inkurajuese

Duket se pas shumë tentativave të kryeministrit Edi Rama, studentët në fund kanë pranuar të ulen në tryezën e dialogut me të. 

Takimin e ka zbulaur vetë Rama, i cili ka ndarë një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet i rrehtuar nga studentët në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Kreu i qeverisë e ka cilësuar bisedën me të rinjtë si inkurajuese dhe siaps tij, studentët besojnë te protesta si formë reagimi dhe jo te dhuna.  Rama ka bërë të ditur se ka ndarë të njëjtin qëndrim me studentët për një pjesë të mirë të çështjeve të ngritura prej tyre, ndërsa ka lënë të kuptohet se komunikimi mes palëve do të vazhdojë. Postimin e tij, kryeministri  e ka përmbyllur me shprehjen në anglisht “To be continued…”, duke sinjalizuar se dialogu me studentët nuk do të ndalet. 

“Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që ‘çuditërisht’ më gjetën dakord në jo pak nga shqetësimet e tyre”, shkruan Rama.

Nga ana tjetër, mëngjesin e sotëm kryeministri shkruan se ka rënë dakord me të rinjtë të mos publikojnë detaje nga debati. 

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me një videokartolinë nga dialogu me studentë që besojnë te protesta jo te gurët, me të cilët ramë dakord të mos e publikojmë hëpërhë debatin po vetëm pamjet, si edhe me falenderimin për Sara Bodon që e ka kthyer Agjencinë Kombëtare të Rinisë në një magnet për vajza e djem pa dallim bindjesh, ju uroj fundjavë të qetë”- shkruan Rama. 

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick