Prishtinë\Tubim mbarëshqiptar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Facebook
WhatsApp

Veteranë të luftës dhe drejtues të partive politike, u shprehën se vendimi i Hagës do të ketë peshë të madhe për familjet e dëshmorëve, veteranët dhe familjet e prekura nga lufta. Ra në sy mungesa e drejtuesve të Vetëendosjes dhe LDK, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku.

Dhjetëra mijëra qytetarë, marshuan të shtunën në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

“Marshi për Liri” u mbajt pak ditë para vendimit të paralajmëruar për 16 shtator nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Tubimi përfundoi rreth orës 15:00, me këngën “Mora fjalë”, interpretuar nga Shkurte Fejza dhe kënduar edhe nga turma.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se pjesëmarrja masive dëshmon se Kosova vazhdon ta kujtojë dhe mbrojë sakrificën e UÇK-së. “Sot nuk kemi ardhur këtu për të marshuar, kemi ardhur për të dëshmuar se Kosova kujton, nderon dhe mbron UÇK-në”, tha Hamza.

Ai tha se vendimi i Hagës do të ketë peshë të madhe për familjet e dëshmorëve, veteranët dhe familjet e prekura nga lufta. “Atëyre që e marrin vendimin u themi, mendoni për pasojat para se të vendosni me 16 shtator”, deklaroi Hamza.

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, e cilësoi marshin mesazh për miqtë dhe kundërshtarët e Kosovës, duke folur para mijëra pjesëmarrësve. “Sot armiqve po u flet populli i lirë i Kosovës. Gjithë ju që jeni këtu – LIRI!”, tha Gjini.

Ai rikujtoi se UÇK-ja kishte luftuar kundër forcave serbe, të cilët kryen për vrasje, dhunime dhe krime ndaj civilëve shqiptarë. “Kanë luftuar kundër atyre që i kanë mbushur kamionët frigoriferë me trupat e bashkëqytetarëve tanë”, deklaroi Gjini.

Në marsh ishte edhe deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ndërsa deputeti Albin Kurti nuk mori pjesë. “Themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë i gabueshem, i padrejtë. E rëndësishme që vendimi të jetë lirues”, tha Rrustemi.

Në tubim mungoi edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjë që u kritikua nga kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. “Për mua është e pakuptimtë, shkronjat e UÇK-së duhet t’i bashkojnë ata që e ndjejnë vetën shqiptarë dhe krenarë”, tha Limaj.

Ai tha se vendimi i së mërkurës nuk është çështje individuale, por lidhet me të kaluarën dhe të ardhmen e Kosovës. “Beteja nuk duhet me u ndal në çfarëdo varianti, shpresojmë që të përfundojë me të mërkurën”, deklaroi Limaj.

Mbështetje për marshin shprehu edhe ish-kryeministri Isa Mustafa, përmes një reagimi në Facebook para nisjes së tubimit. “Kosova sot krenohet dhe solidarizohet me personalitetet kyçe të UÇK-së që po gjykohen në Hagë; kërkon drejtësi dhe paanshmëri për ta”, shkroi Mustafa.

Ai shtoi se Kosova pret kthimin e tyre në vend, duke theksuar se ata “luftuan për liri dhe pavarësi”.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick