Prostitucioni, ndalohen në Kosovë 174 vajza nga Shqipëria

Facebook
WhatsApp

Pas inspektimeve, shtatë qendra masazhi u mbyllën për shkelje administrative. Në total, numri i bizneseve të mbyllura gjatë operacionit arriti në 15.

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të gjerë në të gjithë territorin e vendit, në kuadër të luftës kundër prostitucionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Gjatë operacionit, i koduar “Vjeshta 2026”, janë identifikuar 174 shtetase shqiptare në lokalet me muzikë live dhe qendrat e masazhit.

Gjatë këtij aksioni, është bërë kontrollimi i 40 lokaleve (Muzikë Live) në tërë territorin e vendit, ku janë hasur gjithsej 285 persona (223 femra dhe 62 meshkuj), prej tyre 117 shtetas të Kosovës ndërsa 168 shtetas të huaj (155 femra shtetase të Shqipërisë, 9 femra shtetase të Serbisë, 3 femra shtetase te Maqedonia e Veriut, 1 femër shtetase e Kolumbisë), ku 8 prej këtyre lokaleve janë mbyllur.

‘’Kontrollimi i 62 ‘Qendrave të Masazhit’, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku janë hasur gjithsej 120 persona (94 femra dhe 26 meshkuj), prej tyre 73 shtetase të Kosovës ndërsa 47 shtetase të huaj ( 19 femra shtetase te Shqipërisë, 27 femra shtetase të Tajlandës, 1 femër shtetase e Serbisë). Prej këtyre lokaleve ‘Qendra Masazhi’, 7 janë mbyllur për shkelje administratave nga inspektorët’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Operacioni u zhvillua nga 3 deri më 17 nëntor, nën drejtimin e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe në bashkëpunim me disa institucione të tjera.

Pas inspektimeve, shtatë qendra masazhi u mbyllën për shkelje administrative. Në total, numri i bizneseve të mbyllura gjatë operacionit arriti në 15. Gjatë operacionit u evidentuan edhe katër raste të kundërvajtjes “Marrje me prostitucion”, të lidhura me aktivitetin e eskortës.

Në këto raste u arrestuan tetë persona: katër meshkuj, tre shtetas të Kosovës dhe një i Shqipërisë, si dhe katër femra, një shtetase e Brazilit dhe tri të Kolumbisë.

Për rastet e konstatuara u dorëzuan fletëparaqitje në gjykatë dhe u shqiptuan gjoba. Gjithashtu, ndaj shtetaseve të huaja u vendosën masa dëbimi nga Kosova dhe ndalim hyrjeje në vend për periudha nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Policia bëri të ditur se gjatë kontrolleve grave të identifikuara në lokalet me muzikë live, qendrat e masazhit dhe aktivitetin e eskortës iu dha mundësia të deklaronin nëse ishin viktima të shfrytëzimit apo trafikimit të qenieve njerëzore.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick