Protesta përshkallëzohet, sulmohen disa ministri dhe “Piramida”

Facebook
WhatsApp

Qindra të rinj vijojnë protestën në Tiranë, duke u zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt institucioneve të tjera shtetërore. Përplasjet janë përshkallëzuar me hedhjen e gurëve, thyerjen e xhamave dhe ndezjen e një zjarri të vogël, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me autobot për të shpërndarë turmën.

Protesta studentore në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa qindra të rinj dhe të reja janë larguar nga Ministria e Arsimit dhe kanë marshuar përgjatë rrugës së Durrësit, duke iu drejtuar institucioneve të tjera shtetërore.

Protestuesit kanë mbërritur fillimisht pranë Ministrisë së Brendshme, ku kanë qëlluar me gurë dhe sende metalike drejt godinës, duke thyer xhamat e dritareve. Disa prej tyre kanë arritur të hyjnë edhe në hollin e ministrisë, nga ku kanë nxjerrë objekte dhe mobilje me qëllim për t’u vënë flakën.

Më pas, turma ka sulmuar edhe Ministrinë e Financave, që ndodhet në afërsi. Ndërkohë, efektivët e policisë kanë ndërhyrë për të ndaluar protestuesit, duke arrestuar disa prej tyre dhe duke i tërhequr brenda godinave të institucioneve.

Gjatë marshimit, protestuesit janë drejtuar edhe nga Parlamenti, duke u ndalur në institucione të ndryshme përgjatë itinerarit. Në shënjestër të tyre ka përfunduar edhe “Piramida” e Tiranës, e cila është rinovuar vetëm pak kohë më parë.

Një grup të rinjsh, të shkëputur nga pjesa tjetër e protestuesve që ndodhen përpara Kryeministrisë, kanë qëlluar me gurë dhe shkopinj drejt katit të parë të ndërtesës, duke thyer xhamat. Brenda objektit është ndezur një zjarr i vogël, i cili nuk ka arritur të përhapet më tej.

Ndërkohë, situata mbetet e tensionuar edhe përpara Kryeministrisë, ku protestuesit vazhdojnë të qëllojnë me gurë drejt godinës qeveritare. Forca të shumta policie janë vendosur në zonë dhe po përdorin gaz lotsjellës dhe ujë me autobot në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick