Protesta\ Policia njofton arrestimet, një gjobë arrin në 500 mijë lekë!

Facebook
WhatsApp

Gjoba e majme, është vendosur ndaj një protestuesi, i cili sipas policisë, i maskuar me kapuç, ka hedhur gurë në drejtim të efektivëve dhe godinës së Kryeministrisë. Punonjësit e policisë i kanë bërë disa thirrje për të ndërprerë veprimet e dhunshme dhe për t’u larguar nga tubimi, por ai nuk u është bindur.

Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar penalisht pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë. Sipas Policisë, protestuesit kundërshtuan dhe goditën me sende të forta dhe lëndë piroteknike efektivët, bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash.

Në kuadër të hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë, në pranga kanë rënë K. N., 24 vjeç, M. K., 19 vjeç, B. M., 19 vjeç dhe Z. N., 34 vjeç, ndërsa shtatë persona të tjerë janë proceduar penalisht.

Gjatë kontrollit fizik të njërit prej të arrestuarve, me inicialet K. N., 24 vjeç, policia ka gjetur një sasi lënde narkotike kanabis dhe një send metalik shpues. Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së tij janë sekuestruar një send imitues i armës së zjarrit dhe 50 sfera metalike.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë sekuestruar gjithashtu mjete të përdorura për hedhjen e gurëve dhe sende të tjera që dyshohet se janë përdorur gjatë akteve të dhunës.

Gjobë 500 mijë lekë për protestuesin e maskuar

Përveç procedimeve penale, Policia ka vendosur edhe 12 masa administrative në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, për kundërvajtjet e konstatuara gjatë tubimit.

Një prej masave, në vlerën 500 mijë lekë, është vendosur ndaj një protestuesi, i cili, sipas Policisë, i maskuar me kapuç, ka hedhur gurë në drejtim të efektivëve dhe godinës së Kryeministrisë.

Sipas njoftimit zyrtar, punonjësit e Policisë i kanë bërë disa thirrje për të ndërprerë veprimet e dhunshme dhe për t’u larguar nga tubimi, por ai nuk u është bindur.

Ndërkohë, hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick