Mëngjesin e 25 tetorit, kryeministri Edi Rama ka vendosur sërish “sofrën” për dialogun e refuzuar nga studentët. Bie në sy se pjesë e “dekorit” janë karriget apo edhe materialet e tjera që u dogjën apo thyen nga studentët ditë më parë. Këta të fundit nuk kanë pranuar dialog me kryeministrin, teksa sot në orën 14:00 është paralajmëruar një tjetër protestë përpara Ministrisë së Arsimit.
Kujtojmë se Rama prej ditësh ka dalë edhe vetë në Bulevard duke vendosur tabelat për dialog. Këtë mëngjes kjo ftesë vjen pasi dje prej më shumë se gjashtë orësh protestuesit u përleshën me policinë në rrugët e Tiranës, aq sa pjesa e qendrës së kryeqytetit u duk si arenë lufte, ku nuk munguan të lënduarit.









