Protestat\ Rama: Njerëzit kanë të drejtë të kërkojnë më shumë

Facebook
WhatsApp

Është një Shqipëri e re që kërkon më shumë, dhe në fakt, është ajo që quhet ‘revolucioni i pritshmërive më të larta’, deklaroi kreu i qeverise. Rama nuk i kurseu as batutat, teksa e cilësoi KiE-në dhe BE-në si shtëpinë e “sofistikuar të torturës”.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish protestat që janë zhvilluar në Tiranë, gjatë fjalës së tij në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Europian.

Rama tha se protestat morën vëmendje për shkak se në sfond ishte lidhja me presidentin amerikan Donald Trump, për shkak të investimit të dhëndrit të tij, Jared Kushner. Rama theksoi se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë teksa shtoi se mund të quhet quhet ‘revolucioni i pritshmërive më të larta’.

“Ajo që ka ndodhur në Shqipëri gjatë muajve të fundit ka qenë publike. Madje, pati edhe një emër, ‘Revolucioni i Flamingove’, që tërhoqi gjithë vëmendjen e botës. Sepse ndodhi se pas kësaj është edhe hija e Donald Trump, sepse nuk jam i sigurt që, nëse nuk do të ishte Donald Trump, do të donte t’ia dinte dikush për flamingot në Shqipëri. Por mënyra si e shoh është shumë më ndryshe.

Është një Shqipëri e re që kërkon më shumë, dhe në fakt, është ajo që quhet ‘revolucioni i pritshmërive më të larta’. Njerëzit kërkojnë më shumë dhe kanë të drejtë legjitime për të kërkuar më shumë dhe për të ngritur pikëpyetje se ku janë në këtë transformim. Ky është pikërisht fakti pse jemi kaq të lidhur me BE-në dhe po punojmë aq fort me BE-në, që ka qenë shumë mbështetëse. Kjo është qasja ime”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe idenë e hedhurr nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për një integrim gradual në Bashkimin Europian.

Rama tha se plani i rritjes do u shërbente vendeve kandidate për zhvillim, por theksoi se anëtarësimi duhet të bazohet vetëm në meritë. Rama nuk i kurseu as batutat, teksa e cilësoi KiE-në dhe BE-në si shtëpinë e “sofistikuar të torturës”. Sipas Ramës, Shqipëria është “tortururar” referuar kushteve të vendosura nga BE-ja por kjo ka ndihmuar në zhvillimin e vendit.

“Kam luftuar për këtë gjë për një kohë të gjatë. Plani i rritjes në vetvete është një instrument që e pasqyron këtë qasje nga ana e KE dhe BE-së vetë. Hendeku është i madh akoma dhe nevoja për të pasur më shumë kapacitete për ta mbyllur këtë hendek, është e jashtëzakonshme.

Përpjekjet për të bërë gjëra si anëtar i asociuar për Ukrainë për shembull, nuk shkojnë askund. E para sepse është gënjeshtër dhe e dyta sepse nuk ka të bëjë me ndryshimin e instrumentit të integrimi në BE. Bazohet në meritë dhe nuk është në interesin e vendeve tona për ta ndryshuar këtë instrument. Kam bindjen se procesi i bazuar në meritë është një dhuratë për ne.

Është një proces që na bën të bëjmë gjëra që në të kundërt nuk do ishim të aftë t’i bënim. Për fat të mirë jemi në mes të Evropës dhe kemi BE-në, burimi më i jashtëzakonshëm si ndërtohen institucionet dhe vendi më i sofistikuar i torturës, janë të pashoqe këto tortura.

Dinë si të të derdhin gjak në çdo hap. Por kjo është për ne. Shqipëria sot është vend ndryshe falë këtij procesi. Ajo që mungon është politika. KE ka të drejtën e vet të na torturojë por falë kësaj torture, ne përmirësohemi. Por politika e BE-së shpesh na zhgënjen.

Na rrëzon për shkak të dobësisë së saj apo konfliktit të brendshëm në një shtet anëtar. Tre vjet jemi poshtëruar për shkak të shtetit të kolegut, më saktë për shkak të qeverisë së Mark Rutte, U tregua i keq me mua por kështu u bëmë miq të mirë”- tha Rama.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick