Altin Hila u bë i njohur gjatë javëve të fundit pasi mori pjesë për 32 ditë radhazi në protestat qytetare, shpeshherë i shoqëruar edhe nga djali i tij i paralizuar, për të cilin familjarët thonë se ka status invalidi.
Altin Hila nga Durrësi nuk ka munguar asnjë ditë në protestat që kanë nisur që prej fillimit të muajit qershor. Hila u arrestua gjatë protestës së zhvilluar të enjten para Kuvendit.
Tashmë që mbahet i arrestuar, i është pamundësuar jo vetëm pjesëmarrjen në protestë por krijuar vështirësi në kujdesin për djalin e sëmurë dhe sigurimin e ilaçeve.
Për këtë arsye, për t’i ardhur në ndihmë familjes së tij është hapur një fushatë në GoFundMe për të mbështetur financiarisht Altin Hilën dhe familjen e tij.
Djali i tij i sëmurë mban statusin e invalidit ndërsa shpesh herë Hila është filmuar në protestë duke i injektuar ilaçet të birit. Organizatorët e nismës shprehen se familja ndodhet në vështirësi ekonomike dhe pretendojnë se Hila u dhunua nga Policia e Shtetit gjatë protestës, përpara se të arrestohej, duke e lënë familjen në një situatë edhe më të rënduar.
Deri tani, sipas të dhënave të publikuara në GoFundMe, janë mbledhur mbi 100 mijë euro.
Fushata e sensibilizimit:
Në shenjë solidarizimi per atdhedashësin tonë z. Altin Hila qe protestoi për 32 dite me fëmijën e tij të paralizuar, si nga fotot e bashkangjitura me status invalidi, po bëjmë këtë mbledhje fondesh për të lehtësuar sadopak situaten e tyre familjare.
Përveç faktit që shteti nuk ka ndihmuar ekonomikisht ndër vite, sot ai është dhunuar nga Policia e Shtetit gjatë protestës dhe është arrestuar, duke lënë familjen në gjendje akoma më të mjerueshme pa prezencën e tij fizike.
Kontakti direkt me bashkëshorten e z. Hila, zonja Lindita 686630634









