Protestuesi i arrestuar hyn në grevë urie, avokati: Është dhunuar!

Facebook
WhatsApp

Avokati Gentian Serjani ka bërë një denoncim publik lidhur me trajtimin e një prej të arrestuarve që mbahet prej rreth 48 orësh në bllokun e sigurisë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, Niko Qarkaj.

Përfaqësuesi ligjor i njërit prej të arrestuarve, Niko Qarkaj, Gentian Serjani ka bërë një denoncim të fortë për News 24 ku tha se klienti i tij është dhunuar nga policia dhe nuk i është dhënë ndihma teksa ka pasur kriza epilepsie.

Ai tha se klienti I tij që nga momenti i arrestimit është në grevë urie. Serjani tha se është njoftuar Avokati i Popullit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, por ende s’ka asnjë përgjigje.

“Gjendja e tij nuk është marrë parasysh fare, që prej momentit që është shoqëruar dhe deri më tani, e kanë kapur tri herë krizat e epilepsisë. Mbrëmjen e djeshme, kur e kanë kapur krizat, ai vetë nuk është i vetëdijshëm në atë moment, por nga ana e policisë së shtetit nuk është treguar kujdes që ai të kalonte sa më lehtë atë krizë, por është dhunuar për shkak të krizës që ka kaluar. Ai është dhunuar, më ka treguar edhe rrobat që i kishte të gjakosura nga goditjet që i kishin bërë efektivët e policisë.

Ne kemi bërë edhe ditën e djeshme një kërkesë ndaj Prokurorisë së Tiranës për lirimin e tij, pasi kemi të bëjmë me një situatë, sëmundje, që personi nuk mund të mbahet në arrest në burg. Kërkojmë lirimin, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Që prej momentit të shoqërimit e deri më tani ai është në grevë urie për shkak të padrejtësisë që mendon se i është bërë. Pasi, ashtu siç e kemi deklaruar, nuk ka pasur lidhje me protestën, thjesht ka hyrë në lokal dhe aty është shoqëruar nga forcat e rendit.

Unë do jem këtu në prezencë, do njoftojmë edhe “Helsinkin”.  Unë po qëndroj për të parë se si do jetë gjendja shëndetësore e tij dhe për çdo veprim procedural që do t’u nevojitet. Romario është në rregull, i motivuar për të dalë dhe të vazhdojnë protestën. Niko është në grevë urie që prej momentit të shoqërimit deri tani, nuk ka ngrënë asnjë gjë. Ka qëndrimin për të vazhduar grevën e urisë. Do të qëndroj për të parë situatën shëndetësore për Nikon. Për tjetrin gjithçka është në rregull”, tha ai.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick