Kushërinjtë kanë qëlluar me armë makinën e të afërmit 38-vjeçar, i cili po lëvizte në rrugën e Patokut. Në pranga janë vënë Gjon Laska dhe Gjon (Alfred Laska), babë e bir, ndërsa është shpallur në kërkim djali tjetër që ka qëlluar me armë, Vlash Gjoni. I arrestuar është edhe një tjetër prej kushërinjve, Elvis Laska.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kurbin, ku janë përfshirë në një konflikt me armë zjarri janë përfshirë disa familjarë.
Kushërinjtë kanë qëlluar me armë makinën e të afërmit 38-vjeçar, i cili po lëvizte në rrugën e Patokut. Në pranga janë vënë Gjon Laska dhe Gjon (Alfred Laska), babë e bir, ndërsa është shpallur në kërkim djali tjetër që ka qëlluar me armë, Vlash Gjoni. I arrestuar është edhe një tjetër prej kushërinjve, Elvis Laska.
38-vjeçari, ndërsa largohej ka përplasur edhe makinën, por ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Mjeti i është sekuestruar.
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, pas një konflikti verbal, për motive të dobëta, me kushëririn e tyre, shtetasin P. L., kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ai. Nga ky rast, nuk pati shtetas të dëmtuar.
Shtetasi P. L., gjatë largimit nga vendngjarja, ka përplasur me automjetin që drejtonte, një automjet, me pasojë vetëm dëme materiale. Automjeti i 38-vjeçarit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Punohet për kapjen e shtetasit V. Gj.(L.), për gjetjen e armës së zjarrit, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, për individualizimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në këtë rast.”, njofton policia.









