Qeveria heq kufirin e moshës për kontrollet shëndetësore

Facebook
WhatsApp

Po ashtu Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, njoftoi ngritjen për herë të parë të Institutit Kombëtar të Tumoreve, ku do të ofrohen shërbime të kirurgjisë onkologjike, kimioterapisë dhe radioterapisë, ndërsa do të ngrihet edhe njësia e parë e studimeve klinike në vend.

Shqipëria do të krijojë për herë të parë Institutin Kombëtar të Tumoreve, një strukturë e ndërtuar sipas modeleve më të mira europiane, me referencë Institutin Kombëtar të Tumoreve të Milanos. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, pas mbledhjes së Qeverisë.

Sipas saj, instituti do të mbështetet në tre shtylla kryesore: shërbimin klinik, mësimdhënien dhe kërkimin shkencor. Në fushën klinike do të ofrohen shërbime të kirurgjisë onkologjike, kimioterapisë dhe radioterapisë, ndërsa do të ngrihet edhe njësia e parë e studimeve klinike në vend.

Sala theksoi se kjo do t’u mundësojë pacientëve shqiptarë të marrin pjesë në studime klinike ndërkombëtare dhe të kenë akses në trajtime e barna inovative. Ajo shtoi se Instituti Kombëtar i Tumoreve do të bëhet pjesë e organizatës europiane të qendrave shkencore onkologjike, duke i hapur rrugë përfitimit të fondeve europiane për kërkim, teknologji dhe zhvillimin e barnave të reja.

Ministrja njoftoi gjithashtu ndryshime në programin kombëtar të Check-Up. Me vendimin e ri hiqet kufiri maksimal i moshës për përfitimin e kontrollit shëndetësor falas, duke u mundësuar të gjithë qytetarëve mbi 35 vjeç, përfshirë edhe ata mbi 70 vjeç, të përfitojnë nga ky shërbim.

Një tjetër ndryshim është kalimi i shërbimeve të Check-Up dhe dializës në administrimin e shtetit. Sipas Salës, këto shërbime do të ofrohen tashmë drejtpërdrejt nga institucionet publike.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick