Qeveria me “dorë të hekurt” ndaj protestuesve të dhunshëm

Facebook
WhatsApp

Nga lista e zezë në TIMS tek gjobat për prindërit, ja masat drastike që janë paralajmëruar. Një tjetër propozim që po studiohet është ndalimi i përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç.

Në daljet e fundit publike, kryeministri Edi Rama ka deklaruar shpesh se qeveria po planifikon një sërë masash ndaj të gjithë atyre, që kanë kryer akte të dhunshme gjatë protestave të studentëve.

Një ndër masat kryesore të përmendura nga Rama, është ajo e hapjes së një regjistri të posaçëm, ku do të vendosen emrat e të gjithë personave që kanë dëmtuar objekte publike apo kanë sulmuar policinë. Këta persona po ashtu do të përfshihen në një “listë të zezë” në sistemin TIMS, për tu ndaluar hyrjen në vendet e Bashkimit Europian. Për këtë, kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me përfaqësues të bankave tha se ka nisur bashkëpunimi me vendet e BE.

Ndëshkimi pritet të jetë edhe nëpërmjet masave administrative financiare, mbi dëmet materiale të shkaktuara gjata protestës. Sipas Ramës, prindërit do të detyrohen të paguajnë dëmet materiale të shkaktuara nga fëmijët e tyre gjatë protestave. Kreu i qeverisë paralajmëroi edhe ndërprerjen e shërbimeve shtetërore për familjet e të miturve që djegin pronën e të tjerëve. Qeveria po shqyrton gjithashtu uljen e moshës së përgjegjësisë penale, aktualisht 14 vjeç.

Po ashtu, është paralajmëruar se studentëve të përfshirë në akte dhune ndaj policisë do t’u hiqen bursat dhe mbështetja financiare nga shteti. Për nxënësit që braktisin mësimin për t’u përfshirë në akte dhune qeveria po shqyrton masa administrative, ndërsa mësuesit që nxisin nxënësit drejt akteve të dhunshme rrezikojnë largimin nga sistemi arsimor.

Një tjetër masë e fortë pritet të jetë edhe cilësimi si shkelje ligjore i pjesëmarrjes në protesta me fytyrë të mbuluar. Qeveria paralajmëron investime në teknologji për të identifikuar protestuesit e maskuar, si dhe personat që fshihen pas profileve anonime në rrjetet sociale dhe nxisin dhunë.

“Ne jo vetëm do të nxjerrim një orë më parë paketën e masave, por duke investuar me shpejtësi në teknologji, ne do të fillojmë deanonimizimin e profileve që nxisin dhunë. Duke investuar me shpejtësi në teknologji, ne do t’i zbulojmë ata që janë me kapuç, edhe sikur të rrinë me kapuç, edhe sikur ta mbulojnë të gjithë fytyrën, sepse do t’i ndjekim këmba-këmbës. Do t’i ndjekim këmba-këmbës përmes syve të teknologjisë”, tha Rama.

Një tjetër propozim që po studiohet është ndalimi i përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç.

Masat që paralajmëron qeveria për frenimin e protestave të dhunshme:

  1. Kufizimet e udhëtimit dhe aksesit në shërbime
  • Krijimi i një regjistri të posaçëm me emrat e personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestave;
  • Hartimi i një liste të zezë në sistemin TIMS për personat e përfshirë në akte dhune;
  • Bashkëpunim me vendet e BE-së për t’u ndaluar hyrjen personave të identifikuar si të dhunshëm;
  • Kufizimi i aksesit në aeroporte, hotele, trena dhe mjete të tjera transporti.
  1. Masat ndaj të miturve dhe familjeve të tyre
  • Detyrimi i prindërve për të paguar dëmet materiale të shkaktuara nga fëmijët e mitur gjatë protestave.
  • Kufizimi i shërbimeve shtetërore për familjet e të miturve që djegin ose shkatërrojnë pronën e të tjerëve.
  • Shqyrtimi i mundësisë për uljen e moshës së përgjegjësisë penale, aktualisht 14 vjeç.
  1. Masat në arsim
  • Heqja e bursave dhe mbështetjes financiare shtetërore për studentët e përfshirë në akte dhune
  • Masa administrative për nxënësit që braktisin mësimin për t’u përfshirë në protesta të dhunshme
  • Largimi nga sistemi arsimor i mësuesve që nxisin nxënësit të marrin pjesë në akte dhune
  1. Ndalimi i maskimit dhe identifikimi i protestuesve
  • Ndalimi me ligj i pjesëmarrjes në protesta me fytyrë të mbuluar.
  • Përdorimi i teknologjisë për identifikimin e protestuesve të maskuar që kryejnë akte dhune.
  1. Kufizimi i rrjeteve sociale
  • Shqyrtimi i ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick