Qeveria miraton rritjen e pensioneve nga 1 korriku, sa është norma

Facebook
WhatsApp

Sipas Ibrahimajt, nga kjo masë do të përfitojnë rreth 900 mijë qytetarë në të gjithë vendin. Ministrja theksoi se vendimi synon të mbështesë mirëqenien sociale dhe të ruajë fuqinë blerëse të pensionistëve.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar indeksimin e pensioneve për vitin 2026, i cili do të hyjë në fuqi më 1 korrik. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministrja sqaroi se pensionet e pleqërisë, pensionet e veçanta dhe përfitimet e tjera sociale do të indeksohen me 2,7%.

Sipas Ibrahimajt, nga kjo masë do të përfitojnë rreth 900 mijë qytetarë në të gjithë vendin. Ministrja theksoi se vendimi synon të mbështesë mirëqenien sociale dhe të ruajë fuqinë blerëse të pensionistëve.

Ndërkohë Këshilli i Ministrave ka miratuar një masë të re për mbështetjen e strehimit të disa kategorive të administratës publike. Ministrja Ibrahimaj, bëri të ditur se do të vihen në dispozicion 300 kredi të buta me normë interesi 0%, të subvencionuara nga buxheti i shtetit.

“Bëhet fjalë për një skemë që mbështet disa kategori kyçe të administratës publike”, deklaroi ministrja. Sipas ndarjes së miratuar, 70 kuota do t’u jepen punonjësve të Policisë së Shtetit, 20 kuota Policisë së Burgjeve, 70 kuota arsimtarëve, 70 kuota mjekëve dhe infermierëve, si dhe 70 kuota Forcave të Armatosura.Sipas qeverisë, kjo skemë synon të lehtësojë sigurimin e strehimit për punonjësit e sektorëve prioritarë të administratës publike.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick