Rama nga Pogradeci: Fiksimi ynë do jetë shqetësimi i çdo qytetari!

Facebook
WhatsApp

Në në një video të publikuar, Rama u kërkoi ministrave dhe drejtuesve politikë që të fokusohen te shqetësimet që qytetarët hasin në përditshmëri dhe të ndjekin më nga afër punën e institucioneve në territor.

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur diskutimet e zhvilluara gjatë takimit me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve në Pogradec. Në në një video të publikuar, Rama u kërkoi ministrave dhe drejtuesve politikë që të fokusohen te shqetësimet që qytetarët hasin në përditshmëri dhe të ndjekin më nga afër punën e institucioneve në territor.

Rama po ashtu kërkoi gjithashtu një bashkëpunim më të ngushtë mes deputetëve dhe drejtuesve politikë të qarqeve. Sipas tij, analizimi së bashku i problematikave dhe koordinimi i punës mund të ndikojnë në ndryshimin e mënyrës së funksionimit të strukturave në terren.

“Fiksimi jonë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari. Drejtuesve politike duhet ti japim fuqi që ta ndjekin territorin aty dhe ministrave duhet ti japim detyrimin që cdo muaj të ndjekin personalisht të gjithë drejtoritë dhe nëse është një grup deputetësh, që fokusohet bashkë dhe i marrin në analizë bashkë, atëherë ndryshon gjeja”, tha Rama.

Ndërsa socialistët në fjalën e tyre e kanë konsideruar të nevojshëm një reflektim dhe që dëgjimi i problemeve të qytetarëve të përkthehet në vendimmarrje.

“Dokumenti ‘Besa’ synon që të vërë emra konkretë për shqetësime që artikulohen në publik”, tha Mirela Kumbaro.

“Të njohim problemet e familjes, si edhe problemet e biznesit, problemin e profesionistit, por edhe atë të pensionistit”, tha Ogerta Manastirliu.

“Besa dhe Prania Besnike ngrenë një shqetësim shumë domethënës. Pas një periudhe të gjatë qeverisje ekziston rreziku i erozionit të besimit”, tha Arbian Mazniku.

“Sfida më e madhe do të jetë si ta kthejmë dëgjimin në një vendimmarrje dhe rezultat”, tha Erion Malaj.

“Padyshim që një reflektim i tillë i thellë është i domosdoshëm”, tha Evis Kushi.

“Kjo është komplet kulturë e re që ne duam të përqafojmë, qeverisjen”, tha Milva Ekonomi.

“Do ishte me vlerë të kishim edhe nga një njësi ‘Besa’ në secilën ministri”, tha Enea Karakaçi.

https://www.facebook.com/reel/3612085468943476

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick