Rama: Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës…

Facebook
WhatsApp

Rama ka folur hapur për krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, teksa cilëson si një “eksperiment social, politik dhe ekonomik” dhe paralajmëron se nuk do të zgjedhë vetë pasardhësin e tij politik.

Kryeministri Edi Rama, teksa ka njoftuar nisjen e podkastit “Flasim”, në rolin e të intervistuarit ka folur edhe për udhëheqjen e Bashkisë së Tiranës.

Një nga fragmentet e shkëputura në videon paralajmëruese, kryeministri deklaron se Bashkia e Tiranës “nuk ka kokë” në drejtim.

“Bashkia nuk ka kokë, është një eksperiment social, politik dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë.

Ishte një talent, talent i madh politik, që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është një kafshë e përbindshme. Ka ngrënë e ka futur nën vete shumë burra.

Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhës ai duhet të të vrasë, unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës. Në momentin që unë do të kaloj pragun e asaj dere do të shpëtoni nga mua”, tha Rama.

Sa i përket Sazanit, Rama ka rikthyer në vëmendje qëndrimin e tij për projektin e zhvillimit të ishullit, duke theksuar se prona do të mbetet në pronësi të Shqipërisë.

“Ata nuk po blejnë ishullin, as nuk po marrin pronësinë mbi ishullin. Ai ishull do të jetë pronë e Shqipërisë. Nuk jam shitësi i Shqipërisë”, thotë kryeministri.

Rama ka folur edhe për SPAK-un, duke e kritikuar për mënyrën se si, sipas tij, janë përdorur mediat në raport me personat që më pas janë marrë nën akuzë.

“Kjo është një nga gjërat më të këqija që ka bërë SPAK-u, që ka përdorur mediat për të baltosur ata që do të merrte nën akuzë. Kjo nuk bëhet”, deklaron ai.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick