Edhe pse të rinjtë dogjën karriget e dialogut, kryeministri Edi Rama sërish nuk është dorëzuar. Ditën e sotme, para zyrës së kryeministrit janë vendosur disa gurë dekorues, shoqëruar me fjalët dialog.
Për dy ditë me radhë, kryeministri ka vendosur karrige para godinës, duke vijuar thirrjet për dialog me protestuesit. Por si përgjigje ka marrë vetëm refuzimin. Madje, pasditen e djeshme, karriget u dogjën nga të rinjtë në shenjë revolte.
Kujtojmë se edhe sot është paralajmëruar një protestë , këtë herë para godinës së Parlamentit, ku pritet të zhvillohet edhe seanca plenare. Kryeministri Edi Rama nuk pritet të jetë pjesë e seancës, pasi ndodhet në Budva, Mal i Zi, për një takim zyrtar.









