Rama: Pagë ekstra për ata që angazhohen në luftën me zjarret

Facebook
WhatsApp

Kryeminisri ka premtuar sërish ditën e sotme se Shqipëria do të ketë së shpejti në pronësi tre avionë zjarrfikës. Ky është premtimi i disatë i Ramës për avionë zjarrfikës, premtime të cilat deri më tani nuk janë mbajtur.

Kryeministri Edi Rama në një takim me zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile ka deklaurar se i ka propozuar Këshillit të Ministrave që të gjithë forcat në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes që janë angazhuar për shuarjen e zjarreve të shpërblehen menjëherë me një pagë shtesë.

“I kam propozuar qeverisë që të gjitha forcave që i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes të shpërblehen menjëherë dhe jo në fund me një pagë ekstra. U bëj thirrje edhe bashkive të bëjnë të njëjtën gjë për trupat e tyre në territor dhe ta bëjnë menjëherë, pa pritur të mbarojë e gjithë beteja”, u shpreh Rama.

Rama tha se këtë vit Shqipëria hyn në sezonin e zjarreve me kapacitetet më të mëdha që ka pasur ndonjëherë.

Sipas tij, vendi ka në gatishmëri katër helikopterë, që në rast nevoje mund të bëhen gjashtë, ndërsa në fund të vitit flotës ajrore do t’i shtohen edhe tre avionë zjarrfikës, që do të jenë pronë e shtetit shqiptar.

“Ajo që po ndodh në Francë dhe Spanjë nuk është diçka që duhet të na bëjë të pyesim nëse mund të ndodhë edhe tek ne, por vetëm sa të përgatitur jemi kur të ndodhë”, tha Rama. 

Rama ka premtuar sërish ditën e sotme se Shqipëria do të ketë së shpejti në pronësi tre avionë zjarrfikës. Ky është premtimi i disatë i Ramës për avionë zjarrfikës, premtime të cilat deri më tani nuk janë mbajtur.

Gjatë takimit më zjarrfikësit, Rama theksoi se procedura për sigurimin e tyre tashmë është përmbyllur dhe se ato pritet të mbërrijnë në fund të këtij viti. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se vendi disponon aktualisht kapacitetet më të mëdha teknologjike të menaxhimit të emergjencave që ka pasur ndonjëherë.

“Sot kemi në dispozicion kapacitetet teknologjike më të mëdha që kemi pasur ndonjëherë. Me 4 helikopterë të gatshëm, të cilët mund të bëhen 6 në çdo moment nevoje. Janë 9, por kanë edhe misione të tjera. Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë që do të vijnë në fund të vitit dhe do të jenë pronë e shtetit shqiptar. Ndërkohë, kemi një proces të dakordësuar që, në një moment nevoje të veçantë, kemi në dispozicion avionë të veçantë nga ajo bazë që po përgatit avionët tanë. Qendra e këtij sistemi nuk janë makinat dhe dronët, janë njerëzit që veshin uniformën, që dalin në terren pa orar, përballë temperaturave apo rrezikut,” tha Rama.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick