Video/Rama pritet me protesta edhe në Gjermani

Facebook
WhatsApp

Në fjalën e tij në konferencë, kryeministri tha se integrimi në BE nuk mund të bëhet një shtyrje pa fund, pasi zgjidhja sipas tij nuk është e komplikuar.

Edi Rama ndodhet në Gjermani, për të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin. Por teksa ishte duke shkuar në sallën e konferencave, Rama është pritur me protesta nga emigrantët shqiptarë atje.
Me pankarta në duar dhe nën thirrjet “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, ata kanë shprehur revoltën e tyre kundrejt kreut të qeverisë. Protestuesit e shoqëruan reagimin e tyre edhe me fishkëllima, ndërsa Rama, përpara se të largohej me mjetin zyrtar, i përshëndeti me dorë.


Në fjalën e tij në konferencë, kryeministri Edi Rama tha se integrimi në BE nuk mund të bëhet një shtyrje pa fund, pasi zgjidhja sipas tij nuk është e komplikuar. Ai deklaroi me hapa të ngadaltë vendi do të bëj çdo gjë që kërkon familja e madhe europiane.
Ai shtoi se Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Sipas tij, teknologjia në shërbime është rruga nga periferia drejt qendrës, duke shtuar se Ballkani Perëndimor në BE do i japë Europës më tepër potencial.
“Integrimi në BE nuk mund të bëhet një shtyrje pa fund. Zgjidhja nuk është e komplikuar. Na jepni pjesëmarrjen, që hap pas hapi të dëshmojmë potencialet tona. Me hapa të ngadaltë, ne do të bëjmë çdo gjë që kërkon familja e madhe europiane. Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Teknologjia në shërbime është rruga nga periferia drejt qendrës. Ballkani Perëndimor në BE do i japë Europës më tepër potencial. Me ne, më e fortë do jetë vetë BE-ja”, deklaroi Rama.
Më tej kreu i qeveris deklaroi se sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat Shqipëria është përballur. Sipas tij dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur, edhe pse ky nuk është një fenomen vetëm shqiptar, por europian dhe botëror.
“Sulmet kibernetike janë një problem madhor, që është përballur dhe Shqipëria. Kishte edhe dezinformata. U tha se do ketë masakër mjedisore, u tha se ka korrupsion madhor, pa u provuar kjo gjë.
Indinjata nga dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur. Ky nuk është një fenomen vetëm shqiptar, por edhe europian e botëror. Por ata që bëjnë lincime dixhitale, do të humbasin herët a vonë”, deklaroi Rama.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick