Rama sherr me kryebashkiakët e majtë të Poliçanit dhe Dimalit

Facebook
WhatsApp

Rama mësohet se ka shpërthyer ndaj kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkajt lidhur me djegien e testerave të partisë ditën e parë të protestës. Ndërsa Zotkaj i cili publikisht ka qenë kundër shkrirjes së bashkisë së Policanit, ka argumentuar kjo do të sillte largimin e shërbimeve për qytetarët.

Debate të nxehta dhe braktisje të sallës kanë shoqëruar mbledhjen e fundit politike, ku kryeministri Edi Rama është përplasur me disa prej drejtuesve lokalë të majtë, bashkitë e të cilëve pritet të shkrihen.

Përplasja nisi pasi Arbjan Mazniku paraqiti arsyetimet se pse 15 njësi vendore do të shkrihen. Pas këtij prezantimi, kryetari i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj, reagoi ashpër duke kërkuar sqarime se përse bashki si Peqini, Roskoveci apo Vau i Dejës nuk u përfshinë në këtë listë, ndonëse sipas tij kanë performancë më të dobët se Poliçani.

Zotkaj e cilësoi reformën territoriale të vitit 2014 si një dështim që shpopulloi fshatrat, duke paralajmëruar se ndryshimet e reja do të sjellin të njëjtin rezultat.

Kjo kritikë nxiti ndërhyrjen e menjëhershme të kryeministrit Rama, i cili iu drejtua me tone të ashpra kryebashkiakut të Poliçanit, duke i thënë se nuk duhej të ishte fare i pranishëm në mbledhje dhe se “me pafytyrësi po digjeshin edhe teserat e partisë”.

Adriatik Zotkaj iu përgjigj duke deklaruar se kishte ardhur me ftesë për të përfaqësuar komunitetin e tij dhe jo për qejf, ndërsa shtoi se “pafytyrësinë po e bëjnë ata që po marrin këto vendime”.

Tensioni në mbledhje u shkallëzua më tej kur kryeministri debatoi edhe me kryetaren e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj.

Situata përfundoi me braktisjen e takimit. E para që u largua nga salla pas tensioneve ishte Juliana Memaj, e ndjekur menjëherë më pas nga kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick