Rama uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Më pranë se kurrë BE-së

Facebook
WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët me rastin e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, duke vënë theksin te rrugëtimi i vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Përmes një postimi në Facebook mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë e ka cilësuar këtë 28 Nëntor si më të afërtin me Europën e Bashkuar.

“MIRËMËNGJES, dhe me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar”, shkruan Rama.

Me rastin e Ditës së Pavarësisë ka përcjellë një mesazh urimi edhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili ka zgjedhur të sjellë në vëmendje simbolin kombëtar, shqiponjën dykrenare.

“Një shqiponjë në xham, por me gjithë shpirtin e Shqipërisë brenda saj”, shkruan Peleshi.

Në mesazhin e tij, kreu i Kuvendit ka vënë theksin te identiteti kombëtar, sakrificat e brezave që luftuan për liri, ruajtja e kujtesës historike dhe dashuria për atdheun.


Urimi i Peleshit shoqërohet me realizimin e një vepre arti në xham nga mjeshtri Vasil Dhiamandi, i cili ka sjellë në formë artistike simbolin e shqiponjës dykrenare.

Ndërkohë, këtë 28 Nëntor, në Tiranë pritet të zhvillohet një protestë kundër qeverisë, për të cilën organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të studentëve, qytetarëve dhe shqiptarëve nga brenda e jashtë vendit.

Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 10:00 përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa më pas protestuesit pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë. Ndër kërkesat e tyre është edhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Në kuadër të protestës, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie, me rreth 2 mijë efektivë që pritet të angazhohen në terren. Kufizime të qarkullimit rrugor parashikohen gjithashtu në kryeqytet, në varësi të itinerarit që do të ndjekin protestuesit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick