Raporti mes Ramës dhe Veliajt: Ndreca tregon versionin e tij

Facebook
WhatsApp

Qëndrimi i plotë i avokatit mbrojtës të Veliajt, nga takimi me Gogun i pranuar nga të gjitha palët, te telefonata e pretenduar me Ramën

Konflikti i hapur tashmë i Erion Veliajt, me kryeministrin Edi Rama ka qenë dje në qendër të vëmendjes, për shkak të një takimi që kryebashkiaku i Tiranës ka bërë në ambientet e burgut të Fierit, me ministrin e drejtësisë Toni Gogu, ku pretendon se është kërcënuar.

Ndreca i qëndron pretendimeve të Veliajt, se ministri i Drejtësisë Toni Gogu, në takimin e të premtes vonë, i ka kërkuar në emër të Edi Ramës, dorëheqjen nga Bashkia e Tiranës dhe pranimin për përfshirje në protesta. Vetë Gogu, me një reagim zyrtar, i mohoi këto pretendime, duke thënë se takimi me Veliajn ka qenë miqësor, duke iu referuar njohjes së hershme mes tyre.

“Unë i besoj Veliajt, se nuk ndodhi me një të shkruar, ishte ngjarje që vjen nga mesazhi që Veliaj bëri për Beogradin. Nga ky moment ka pasur edhe një ndryshim kursi të sjelljes institucionaleve, si Drejtorisë së Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë. Sapo ka shkuar në dhomë, ka shënuar detajet, i ka mbajtur shënime dhe m’i dha sot në mëngjes. S’jam lejuar ta takoj të shtunën, edhe pse ministri dhe mbrojtësi ligjor mund të hyjnë edhe jashtë orarit.

Gjithçka është e vërtetë për shkak të sjelljes institucionale. Gogu ka deklaruar që ka filluar një inspektim, të priste inspektimin. Asnjë komunikim s’ka pasur. Për 20 muaj Gogu s’e ka takuar asnjëherë, sepse thotë si mik”, tha Ndreca.

Ish-deputeti i PS thotë se takimi mes Gogut dhe Veliajt është zhvilluar në zyrën e drejtorit të burgut të Fierit dhe ka zgjatur rreth një orë e gjysmë.

“Ka shkuar pasi kam takuar unë Veliajn. Ka shkuar në orën 10:30 të natës. Nga ajo që deklaron, tregon se ka shkuar në ushtrim të detyrës sime si ministër dhe si mik. Ushtrimi bëhet në mënyrë normale të premten, pas orarit zyrtar, në darkë dhe në mënyrë të fshehtë. S’ka arsye për t’u fshehur, jo për Veliajn që ka qenë miku i tij, por për çdo të paraburgosur që e vlerëson ta takojë.

Sipas asaj që më tha Veliaj, kanë qëndruar rreth një orë e gjysmë te zyra e drejtorit, vetëm. Unë besoj që kushtet shikohen në zyrën e drejtorit të burgut. Gjithë çfarë ka ndodhur aty përmblidhet. Ne kemi thënë vetëm kërkesat që Gogu ka bërë”, tha Ndreca.

Ndreca thotë se Veliajt i është kërkuar dorëheqja nga bashkia e Tiranës dhe detyrën t’ia delegojë Arbër Hajdarit. Ai shton se këtë rast, ka dhe dëshmitarë.

“Deri tani, sot, Veliaj e ka ftuar publikisht Ramën të nxjerrë faktin ku bazohet kjo. Të pranojë një gjë që nuk e ka bërë. I është kërkuar të japë dorëheqjen. Veliaj është i zgjedhur me votë dhe ka përgjegjësi kushtetuese. I është kërkuar t’ia delegojë bashkinë Arbër Hajdarit. Ka dëshmitarë edhe për këtë çështje. I është kërkuar nga Rama Veliajt”, tha Ndreca.

Një ndër kërkesat që Gogu i ka bërë Veliajt, është dhe largimi i Ndrecës si avokat mbrojtës. Ish-deputeti zbuloi dhe disa komunikime me kryeministrin Edi Rama, për të cilat thotë se kanë qenë të tensionuara e kanë shkuar deri në ofendime, pas publikimit të informacioneve në media.

“Unë, në një komunikim me kryeministrin, edhe sot me telefonatë, isha i mbushur me tension dhe me fyerje. Më telefonoi Rama për këtë shkak. Se mendon që unë jam nxitësi i pavarësisë së Erionit nga Rama. Rama më ka telefonuar dhe ka treguar pakënaqësi për mua si këshilltar politik, në kuptimin që e kam nxitur pavarësinë e Veliajt nga Rama. Në fakt, unë nuk jam këshilltari i vetëm ligjor i Veliajt, është një grup i madh”, tha Ndreca.

Ndreca u shpreh se kryebashkiaku Veliaj nuk ishte kundër transferimit nga paraburgimi i Durrësit në Fier, por se nuk i është në dispozicion vendimi ku sqarohen dhe arsyet e transferimit.

“Askush nuk është ankuar se duhet të qëndrojë në Durrës. Autoritetet, kur të marrin një vendim, duhet të të njohin me vendimin dhe me argumentin se përse e kanë marrë këtë vendim. Ligji parashikon që i paraburgosuri duhet të qëndrojë pranë familjes, avokatit, gjykatës. Nuk i kemi arsyet e transferimit. Sekret është informacioni, jo vendimi. Nuk kemi vendimin”, tha Ndreca.

I pyetur nga gazetari Fevziu për krisjen e marrëdhënies mes Veliajt dhe Ramës, Ndreca përgjigjet se ka nisur së bashku me procesin ligjor kundër kryebashkikut. Ndreca shprehet se ndaj Veliajt ka persekutim politik me përfitues Edi Rama.

“Është një proces që lidhet me çështjen penale. Veliaj është i bindur që ka një persekutim politik, ku një ndër përfituesit e fshehtë është Edi Rama”, tha Ndreca.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick