Reagimi i parë i Ramës: Protestuesit e dhunshëm s’janë studentë!

Facebook
WhatsApp

Në mbledhjen me ministrat, Rama nuk ka shprehur pakënaqësi ndaj ministrit të Brendshëm, Demo, lidhur me mënyrën se si Policia e Shtetit menaxhoi protestën e një dite më parë.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e krijuar nga protestat e studentëve dhe gjimnazistëve, të cilat për të dytën ditë radhazi janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, e cila u zhvillua këtë të mërkurë rreth orës 12:30, Rama u ka thënë ministrave se personat e përfshirë në aktet e dhunshme nuk janë studentë.

Ndërkohë, për pjesën tjetër të protestuesve, të cilët i konsideron studentë, kreu i qeverisë ka theksuar se kërkesat e tyre duhet të dëgjohen.

Qëndrimi i kryeministrit vjen pas përplasjeve të një dite më parë dhe tensioneve të regjistruara edhe sot gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit. Sipas raportimeve, një ditë më parë 23 protestues u shoqëruan nga policia, ndërsa shtatë persona të tjerë morën trajtim mjekësor në spital.

Ndërkohë, në mbledhjen me ministrat, Rama nuk ka shprehur pakënaqësi ndaj ministrit të Brendshëm, Demo, lidhur me mënyrën se si Policia e Shtetit menaxhoi protestën e një dite më parë.

Në sfondin e protestave dhe të mundësisë që manifestuesit të zhvendosen përpara Kryeministrisë, mbledhja e qeverisë është zhvilluar në mesditë. Sipas raportimeve, Partia Socialiste ka anuluar gjithashtu mbledhjen e grupit parlamentar që ishte planifikuar të mbahej në Pallatin e Brigadave.

Kryeministri Edi Rama është parë të hyjë në godinën e qeverisë përmes një hyrjeje të përdorur nga punonjësit e administratës, dhe jo përmes portës kryesore ku zakonisht futet automjeti i tij. Lëvizja është raportuar në një kohë kur janë shtuar masat e sigurisë rreth Kryeministrisë.

Blindimi i hyrjeve kryesore është lidhur me mundësinë e zhvendosjes së protestës përpara selisë së qeverisë, ndërsa nuk ka një konfirmim zyrtar se hyrja e Ramës nga porta dytësore lidhet drejtpërdrejt me frikën nga protestuesit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick