Reforma territoriale\Pas Poliçanit protesta në Klos, Belsh e Prrenjas

Facebook
WhatsApp

Sipas PS-së, struktura e re do të përbëhet nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të kenë më shumë se një qytet.

Propozimi i Partisë Socialiste për ndarjen e re territoriale ka shkaktuar reagime në Klos, ku qytetarë dhe punonjës të administratës vendore kanë dalë në protestë kundër planit që parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat.

Si shenjë kundërshtimi, administrata e Bashkisë Klos ka bojkotuar punën. Ndërkohë protesta janë njoftuar edhe në Belsh dhe Prrenjas, bashki që me propozimin e mazhorancës pritet të shkrihen.

Gjatë protestës së djeshme në Poliçan kundër draftit të Reformës Territoriale, disa banorë të qytetit dogjën tesera të Partisë Socialiste, ndërsa kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erjon Zylyftari, dha dorëheqjen nga posti duke argumentuar se vendimi për prekjen e bashkisë përbën “një padrejtësi dhe një turp të madh”.

Në përfundim të tubimit, banorët firmosën edhe një peticion, përmes të cilit kërkojnë që Bashkia e Poliçanit të mos përfshihet në ndryshimet e propozuara nga Reforma Territoriale. Ndërsa dhjetëra anëtarë të PS dogjën tesarat në shenjë revolte para sheshit kryesor të qytetit.

Sipas PS-së, struktura e re do të përbëhet nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të kenë më shumë se një qytet.

Bashkitë që do të shkrihen janë Fushe-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh e Përrenjas.

Projektligji përcakton se bashkia mbetet njësia bazë e qeverisjes vendore dhe do të përbëhet nga qytetet, të cilat do të kenë status të veçantë ligjor të rregulluar me ligjin për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor.

Çfarë ndryshon sipas draftit të PS-së?

Modeli i propozuar ruan bashkinë si të vetmen njësi të vetëqeverisjes vendore, me një kryetar, një këshill, një administratë dhe një buxhet të vetëm.

Në këtë mënyrë, skema aktuale “Bashki – Njësi Administrative” zëvendësohet me skemën “Bashki – Qytet – Njësi Administrative”.

Në praktikë, 28 bashki konsolidohen në 13 bashki të reja.

Ky konsolidim e ul numrin e përgjithshëm të bashkive nga 61 në 46. Struktura e re do të përbëhet nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të kenë më shumë se një qytet.

Bashkitë që bashkohen sipas propozimit të PS:

-Fushë-Arrëz + Pukë → Bashkia Pukë

-Klos + Mat → Bashkia Mat

-Rrogozhinë + Kavajë → Bashkia Kavajë

-Dimal + Berat + Poliçan → Bashkia Berat

-Patos + Fier → Bashkia Fier

-Divjakë + Lushnjë → Bashkia Lushnjë

-Selenicë + Vlorë → Bashkia Vlorë

-Maliq + Korçë → Bashkia Korçë

-Këlcyrë + Përmet → Bashkia Përmet

-Memaliaj + Tepelenë → Bashkia Tepelenë

-Libohovë + Gjirokastër → Bashkia Gjirokastër

-Cërrik + Elbasan + Belsh → Bashkia Elbasan

-Prrenjas + Librazhd → Bashkia Librazhd

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick