Sekuestrohen 2 mln euro kokainë në Portin e Durrësit (video)

Facebook
WhatsApp

Droga u gjet gjatë kontrollit të imtësishëm të një kontejneri të ardhur nga Brazili, i cili sipas dokumentacionit transportonte mish pule. Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan në kapakët e jashtëm të kontejnerit 37 pako me kokainë. Sasia totale rezultoi 41 kilogramë e 350 gramë.

Policia ka sekuestruar 41 kilogramë e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit, me vlerë tregu të përllogaritur rreth 2 milionë euro. Droga ishte fshehur në një kontejner që transportonte mish pule nga Brazili

Policia ka sekuestruar 41 kilogramë e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar “Anchor 3”. Droga u gjet gjatë kontrollit të imtësishëm të një kontejneri të ardhur nga Brazili, i cili sipas dokumentacionit transportonte mish pule.

Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan në kapakët e jashtëm të kontejnerit 37 pako me kokainë. Sasia totale rezultoi 41 kilogramë e 350 gramë, ndërsa Policia e përllogarit vlerën e saj në treg në rreth 2 milionë euro.

Operacionin e zhvilloi Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës dhe strukturat doganore të Portit.

Sipas Policisë, ky është rasti i tretë brenda një muaji ku strukturat ligjzbatuese godasin tentativa për futjen e lëndëve narkotike në Shqipëri nëpërmjet Portit të Durrësit.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar origjinën dhe destinacionin e kokainës, si dhe për të identifikuar dhe kapur personat e përfshirë në trafik.

“Goditet një rast i trafikimit të kokainës nga Brazili drejt Shqipërisë. Brenda një muaji goditen 3 raste të tentativës për të futur lëndë narkotike në Shqipëri, nëpërmjet Portit të Durrësit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Anchor 3”, sekuestrohen 41 kg e 350 gramë kokainë, me vlerë tregu rreth 2 milionë euro.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit, në kuadër të hetimeve për një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Në Portin e Durrësit, shërbimet e Policisë kryen kontroll të imtësishëm në një kontejner me origjinë nga Brazili, i cili, sipas dokumentacionit, transportonte mish pule.

Gjatë kontrollit të kontejnerit, në kapakët e jashtëm të tij u konstatuan 37 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Sasia totale e lëndës së dyshuar narkotike rezultoi 41 kg e 350 gramë, ndërsa vlera e saj përllogaritet rreth 2 milionë euro.

Strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e origjinës dhe destinacionit të lëndës narkotike, si dhe identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.

https://www.facebook.com/reel/2600610807055968

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick