Sekuestrohen 96 kilogramë kanabis në kufirin greko-shqiptar

Facebook
WhatsApp

Mediat greke shkruajnë se në Nea Selefkia të Igumenicës 8 ditë më parë, u sekuestruan rreth 110 kg marijuanë që kishin kaluar nga fshati Çiflik i Konispolit.

Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar nga autoritetet greke në kufirin greko-shqiptar. Gjatë një kontrolli në një automjet me qira të drejtuar, u gjetën dhe u sekuestruan 90 pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale prej 96 kilogramësh e 74 gramë, si dhe një sasi e vogël kokaine, kanabis i përpunuar, 100 euro dhe dy telefona celularë.

Sasia e sekuestruar dyshohet se është trafikuar nga Saranda, duke kaluar përmes fshatrave të Bashkisë Konispol. Mediat greke shkruajnë se në Nea Selefkia të Igumenicës 8 ditë më parë, u sekuestruan rreth 110 kg marijuanë që kishin kaluar nga fshati Çiflik i Konispolit.

Policia kufitare e Sarandës ka ngritur grupe kontrolli përgjatë kufirit të gjelbër por edhe në zonat detare, për të identifikuar autorët e mundshëm të trafikimit të drogës për të dyja rastet. Ka dyshime se në Sarandë janë riaktivizuar linja të trafikimit të drogës. Kjo pasi në 10 muajt e fundit, janë kapur disa raste të trafikimit të marijuanës me një sasi të kapur prej rreth 540 kg në Igumenicë

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick