Senati e miraton: Eric P.Wendt ambasadori i SHBA në Shqipëri

Facebook
WhatsApp

Pas këtij votimi, mbetet vetëm formalizimi i emërimit nga presidenti Donald Trump. Wendt do të zëvendësojë Yuri Kim, e cila përfundoi mandatin e saj në vitin 2023. Që prej largimit të saj, Ambasada e SHBA-së në Tiranë është drejtuar nga të ngarkuar me punë.

Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar kandidaturën e Eric P. Wendt për postin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, duke i hapur rrugën emërimit të tij zyrtar në Tiranë.

Kandidatura e Wendt u miratua në seancën plenare të Senatit me 50 vota pro dhe 44 kundër, pasi kishte marrë më herët edhe mbështetjen e Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Pas këtij votimi, mbetet vetëm formalizimi i emërimit nga presidenti Donald Trump. Më pas, Wendt pritet të mbërrijë në Shqipëri dhe të marrë zyrtarisht detyrën pasi të dorëzojë letrat kredenciale te Presidenti i Republikës.

Eric P. Wendt do të zëvendësojë Yuri Kim, e cila përfundoi mandatin e saj në vitin 2023. Që prej largimit të saj, Ambasada e SHBA-së në Tiranë është drejtuar nga të ngarkuar me punë, ndërsa procesi i emërimit të ambasadorit të ri u shty për shkak të procedurave të konfirmimit në Senatin amerikan.

Wendt është një ish-oficer i lartë i ushtrisë amerikane me mbi 30 vite eksperiencë, pjesën më të madhe të së cilës e ka kaluar në forcat speciale “Green Beret”. Ai ka drejtuar Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s dhe ka mbajtur poste të rëndësishme në fushën e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit.

Gjithashtu, ai ka shërbyer si koordinator i sigurisë së SHBA-së për Autoritetin Izraelito-Palestinez gjatë viteve 2017–2019 dhe si shef shtabi në Komandën e Paqësorit të SHBA-së. Wendt është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara, ka kryer studime pasuniversitare në sigurinë kombëtare dhe flet disa gjuhë të huaja, përfshirë arabishten dhe koreanishten.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick