Serbia anulon marrëveshjen me dhëndrin e Trump, ja akuzat

Facebook
WhatsApp

Protestat dhe zgjedhjet që sollën në pushtet Listën e Studentëve dhe larguan Vuçiçin nga pushtetit kanë sjellë një sërë efektesh në Beograd.

Një nga marrëveshjet më të diskutueshme të qeverisë serbe, që parashikonte shndërrimin e ndërtesave të bombarduara nga NATO në Beograd në një kompleks luksoz me hotel, kazino dhe apartamente, ka marrë fund.

Projekti i ishte besuar kompanisë së Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump dhe kishte shkaktuar protesta e polemika të forta në Serbi, jo vetëm për lidhjet politike të investitorit, por edhe për faktin se ndërtesat e ish-Shtabit të Përgjithshëm konsiderohen pjesë e trashëgimisë historike të vendit.

Sipas një raportimi të Radio Televizionit të Serbisë, të datës 14 nëntor 2026, Serbia ka ndërprerë zyrtarisht kontratën me kompaninë Atlantic Incubation Partners LLC. Një burim pranë qeverisë serbe ka konfirmuar se të dyja palët kanë hequr dorë nga çdo pretendim i mundshëm financiar ndaj njëra-tjetrës.

Kjo do të thotë se Serbia nuk rrezikon më të përballet me arbitrazh ndërkombëtar apo të paguajë penalitete që, sipas kushteve të marrëveshjes të raportuara më parë, mund të arrinin deri në 50 milionë euro.

Sipas Prokurorisë për Krimin e Organizuar, përfaqësues të disa institucioneve shkelën procedurat ligjore në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore me qëllim që të mundësonin ndërtimin e një kompleksi luksoz.

Ministri i Kulturës Nikola Selaković, Sekretarja e Ministrisë së Kulturës Slavica Jelača, Drejtori i Përkohshëm i Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës Goran Vasić dhe Drejtori i Përkohshëm i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës të Qytetit të Beogradit Aleksandar Ivanović janë akuzuar për dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe falsifikimit të një dokumenti zyrtar gjatë heqjes së statusit të një prone kulturore.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick