Sërish përplasje midis protestuesve dhe policisë para Kuvendit

Facebook
WhatsApp

Protesta pranë Kuvendit është shoqëruar me tensione, pasi një grup qytetarësh marshoi drejt Ministrisë së Brendshme, ku hodhi vezë ndaj efektivëve dhe u përplas me kordonin e policisë.

Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku qytetarët janë grumbulluar në disa pika të zonës.

Ndërsa një pjesë e protestuesve kanë qëndruar para Parlamentit, një grup tjetër ishte vendosur pranë një qendre tregtare në afërsi të Kuvendit. Këta të fundit janë zhvendosur më pas përgjatë bulevardit, duke marshuar drejt sheshit para Ministrisë së Brendshme.

Me të mbërritur para ministrisë, disa prej protestuesve kanë goditur me vezë në drejtim të efektivëve të policisë, të cilët ishin vendosur në kordon përpara godinës.

Më pas situata është tensionuar edhe më tej dhe janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe efektivëve. Sipas gazetarit Osman Stafa, përplasja nisi pasi një prej qytetarëve pretendoi se një efektiv policie i ishte drejtuar me fjalët: “Ta tregoj unë…”.

Pas këtij momenti, mes qytetarit dhe efektivit ka pasur konfrontim, ndërsa forcat e policisë kanë vijuar të qëndrojnë në kordon përpara Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë, policia ka bllokuar disa prej rrugëve që të çojnë drejt Kuvendit, duke vendosur gardhe metalike për të kufizuar kalimin në zonën ku po zhvillohet protesta. Tubimi vijon në disa pika pranë Kuvendit dhe në zonën e Ministrisë së Brendshme, nën praninë e forcave të policisë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick