SHBA po përgatitet të sulmojë Kubën? Zbulohen skenarët

Facebook
WhatsApp

Sipas CBS News, ushtria amerikane po kërkon të dhëna mbi gatishmërinë e gjashtë llojeve të njësive që mund të vendosen nën komandën e Komandës Jugore të SHBA-ve, e cila mbulon operacionet amerikane në Amerikën Qendrore, Amerikën e Jugut dhe Karaibe.

Ushtria amerikane po shqyrton mundësinë e vendosjes së njësive mjekësore, logjistike dhe të policisë ushtarake, ndërsa Pentagoni po mban gati planet për një veprim të mundshëm në Kubë.

Lajmi është raportuarnga CBS News, e cila thotë se ka siguruar një mesazh të brendshëm të ushtrisë amerikane dhe ka folur me disa zyrtarë amerikanë të njohur me planet.

Sipas dokumentit, Rezerva e Ushtrisë amerikane po vlerëson nëse mund t’i ofrojë Komandës Jugore të SHBA-ve, brenda 90 deri në 120 ditësh, trupa të policisë ushtarake, personel mjekësor dhe njësi të tjera mbështetëse. Dokumenti nuk e përmend në mënyrë të drejtpërdrejtë Kubën. Megjithatë, disa zyrtarë amerikanë i thanë CBS News, në kushte anonimiteti, se kërkesa është pjesë e planifikimit ushtarak që SHBA-të po zhvillojnë në lidhje me ishullin.

Deri tani nuk ka asnjë të dhënë se ndonjë njësi është urdhëruar të dislokohet. Dokumenti gjithashtu nuk përcakton se ku do të dërgoheshin trupat apo çfarë lloj operacioni do të kryenin.

Sipas CBS News, ushtria amerikane po kërkon të dhëna mbi gatishmërinë e gjashtë llojeve të njësive që mund të vendosen nën komandën e Komandës Jugore të SHBA-ve, e cila mbulon operacionet amerikane në Amerikën Qendrore, Amerikën e Jugut dhe Karaibe.

Mes njësive të përfshira janë ato të specializuara në logjistikë, transport, mirëmbajtje, karburant dhe furnizime, si dhe një batalion inxhinierik. Kërkesa përfshin gjithashtu një brigadë mjekësore, ekipe të afta për të kryer ndërhyrje urgjente dhe për të trajtuar ushtarët e plagosur pranë zonave ku do të dislokoheshin forcat, si dhe një brigadë të policisë ushtarake, e cila zakonisht përdoret për siguri, ndalime dhe detyra të tjera policore.

Një zëdhënës i Komandës Jugore, i kontaktuar nga CBS News, nuk dha detaje mbi lëvizjet e mundshme të trupave apo afatet e dislokimit, duke përmendur arsyet e sigurisë operacionale. Ai tha se komanda vlerëson në mënyrë të vazhdueshme nevojat ushtarake në zonën e saj të përgjegjësisë.

Raportimi vjen pas muajsh tensionesh në rritje dhe deklaratash të presidentit amerikan Donald Trump për Kubën. Këtë javë, gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Trump e cilësoi Kubën si një “shtet të dështuar” dhe tha se ajo “do të bjerë”.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm kuban Bruno Rodríguez deklaroi të premten në një intervistë për NBC News se SHBA-të “nuk do të jenë kurrë në gjendje të gjejë justifikim” për një sulm ushtarak ndaj Kubës.

Ai hodhi poshtë gjithashtu mundësinë që ishulli të përballet me të njëjtin fat si Venezuela, duke thënë se qeveria amerikane nuk do të mund të gjejë “asnjë justifikim apo arsye” për të sulmuar një vend të vogël fqinj, i cili, sipas tij, nuk përbën asnjë kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick