Sherri me thika në Sarandë, dy prej të plagosurve janë vëllezër

Facebook
WhatsApp

Tre të rinj, mes tyre dy vëllezër, mbetën të plagosur gjatë një konflikti në një subjekt tregtar pranë shëtitores së Sarandës.

Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku tre të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë.

Të plagosurit janë identifikuar si vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, Mario Shukulli, 20 vjeç, si dhe Andi Saliaj, 19 vjeç.

Sipas burimeve spitalore, Elidon Shukulli është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55, në një subjekt tregtar në lagjen nr. 1 të Sarandës, pranë hyrjes për në shëtitoren e qytetit.

Pas veprimeve hetimore, policia ka identifikuar personat e dyshuar si të përfshirë në konflikt.

Në pranga janë vënë Kamelo Aliaj, 22 vjeç, dhe Andi Saliaj, 19 vjeç, ky i fundit një prej tre personave që mbetën të plagosur. Ndërkohë, Eduard Bajrami, 19 vjeç, është shpallur në kërkim.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick