Sherri në lokal, përfundon në përplasje me armë, një i plagosur

Facebook
WhatsApp

Sipas hetimeve, gjatë një konflikti në një lokal në rrugën “Hysni Gërbolli”, 54-vjeçari dyshohet se qëlloi me armë zjarri Gjenk Karabegun, duke e plagosur në këmbë. Pas të shtënave, Pasmaçiu u largua nga vendngjarja.

Policia ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të ndodhur më 25 shtator në rrugën “Hysni Gërbolli” në Tiranë. Sipas policisë, Sajmir Pasmaçiu, 54 vjeç, dyshohet se qëlloi me armë dhe plagosi në këmbë Gjenk Karabegun, 33 vjeç, pas një konflikti në një lokal. Pas ngjarjes, Pasmaçiu u largua dhe është shpallur në kërkim, ndërsa Karabegu rezultoi i kërkuar nga autoritetet e Kosovës dhe u arrestua me qëllim ekstradimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 identifikuan Sajmir Pasmaçiun si autorin e dyshuar të plagosjes dhe dokumentuan rrethanat e ngjarjes.

Sipas hetimeve, gjatë një konflikti në një lokal në rrugën “Hysni Gërbolli”, 54-vjeçari dyshohet se qëlloi me armë zjarri Gjenk Karabegun, duke e plagosur në këmbë. Pas të shtënave, Pasmaçiu u largua nga vendngjarja.

Policia e shpalli në kërkim për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë dhe rendit publik”.

Gjatë kontrollit në banesën e Pasmaçiut, policia sekuestroi një armë gjahu, një mjet prerës dhe municion luftarak.

Ndërkohë, verifikimet për Gjenk Karabegun zbuluan se 33-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës. Policia e arrestoi me qëllim ekstradimi, pasi Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar me 50 ditë burg për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Hetimet zbuluan edhe përfshirjen e personave të tjerë në konflikt. Policia arrestoi S. T., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar 18-vjeçarin A. P. Ai akuzohet për “Plagosje të lehtë me dashje”, “Moskallëzim të krimit” dhe “Prishje të qetësisë dhe rendit publik”.

Policia procedoi në gjendje të lirë edhe B. P., 49 vjeç, dhe S. P., 18 vjeç, të cilët dyshohet se goditën me sende të forta 20-vjeçarin S. T. Gjatë kontrollit në banesën e B. P., policia sekuestroi disa fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick