Shkodër\Armë zjarri, municione dhe kokainë; 3 të arrestuar

Facebook
WhatsApp

Të arrestuarit janë Elzner Kurmemaj, Albion Idrizi dhe Indrit Avdyli. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një dozë lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi gjatë një kontrolli në ambientet e një lokali u gjetën me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë të dyshuara narkotike.

Të arrestuarit janë identifikuar si Elzner Kurmemaj 42 vjeç banues në Shkodër, Albion Idrizi 18 vjeç banues në Shkodër dhe Indrit Avdyli 18 vjeç, banues në Londër.

Sipas policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj 42-vjeçarit, i cili ndodhej në një lokal në lagjen “Vasil Shanto”, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një dozë lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Në momentin e ndërhyrjes, me të ndodheshin edhe dy të rinjtë 18-vjeçarë, të cilët u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjithashtu, gjatë kontrollit ndaj A. I., policia gjeti dhe sekuestroi një cigare me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “SIGURIA”.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar ” SIGURIA”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. K., 42 vjeç, banues në Shkodër;
A. I., 18 vjeç, banues në Shkodër;
I. A., 18 vjeç, banues në Londër.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. K., i cili ndodhej në ambientet e një lokali në lagjen “Vasil Shanto”, në Shkodër, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, dhe një doze të lëndës së dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu, në momentin e kontrollit, së bashku me shtetasin E. K. ndodheshin shtetasit A. I. dhe I. A., të cilët u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. I. u gjet dhe u sekuestrua një cigare me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick