Shorti i Conference League/ Egnatia mëson kundërshtarët

Facebook
WhatsApp

Për Egnatian, gjashtë përballjet do të jenë një mundësi për të matur forcat me kundërshtarë të niveleve të ndryshme në arenën europiane, por edhe për të shkruar një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e klubit.

Egnatia ka mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballet në fazën e ligës së Ligës së Konferencës, në një sezon historik për kampionët e Shqipërisë dhe futbollin shqiptar.

Shorti për edicionin 2026-2027 u hodh këtë të premte në Monako, ndërsa skuadra nga Rrogozhina njohu gjashtë rivalët që do të ketë përballë në këtë fazë të kompeticionit.

Në ndeshjet që do të zhvillojë në shtëpi, Egnatia do të presë danezët e Midtjyland, Linkoln Red Imps nga Gjibraltari dhe lituanezët e Kauno Zalgiris.

Tre sfidat e tjera do të luhen në transfertë. Kampionët e Shqipërisë do të udhëtojnë drejt Portugalisë për t’u përballur me Bragën, në Rumani ndaj Universitatea Kraiova dhe në Danimarkë kundër Arhus.

Pjesëmarrja në fazën e ligës përbën një arritje historike për klubin rrogozhinas, por njëkohësisht shënon edhe rikthimin e futbollit shqiptar në këtë nivel të kompeticioneve europiane. Skënderbeu ishte skuadra e fundit shqiptare që kishte arritur të siguronte pjesëmarrjen në një fazë të tillë, afro një dekadë më parë.

Për Egnatian, gjashtë përballjet do të jenë një mundësi për të matur forcat me kundërshtarë të niveleve të ndryshme në arenën europiane, por edhe për të shkruar një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e klubit.

Liga e Konferenës do të zhvillohet për të tretin sezon radhazi me formatin e fazës së ligës. Në garë janë 36 skuadra, të përfshira në një renditje të vetme. Secila prej tyre do të luajë nga gjashtë ndeshje ndaj kundërshtarëve të ndryshëm, tri në shtëpi dhe tri në transfertë.

Skuadrat nga i njëjti shtet nuk mund të përballen mes tyre në këtë fazë, ndërsa çdo klub mund të ketë maksimumi dy kundërshtarë nga e njëjta federatë kombëtare.

Tetë ekipet e para në renditjen përfundimtare do të sigurojnë drejtpërdrejt një vend në fazën e 1/8-ave. Skuadrat që renditen nga vendi i 9-të deri në të 24-tin do të kalojnë në “play-off”, ndërsa ato nga vendi i 25-të deri në të 36-in do të eliminohen.

Faza e ligës së Ligës së Konferencës nis më 15 tetor 2026, ndërsa finalja do të luhet më 2 qershor 2027 në stadiumin e Beshiktashit, në Stamboll.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick