Fillimisht u tha se shkak dyshohet se njëri prej personave po konsumonte një cigare në momentin e incidentit dhe se kjo mund të ketë shkaktuar ndezjen e benzinës apo avujve të saj. Por më pas një prej të plagosurve e mohoi si shkak.
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Porto Palermo, ku gjatë riparimit të motorit të një skafi ka ndodhur një shpërthim, si pasojë e të cilit janë plagosur katër persona.
Të lënduar kanë mbetur 25-vjeçari Mateo Merdanaj, 18-vjeçari Aleks Doda, 40-vjeçari Xhemal Ismailaj dhe 38-vjeçari Ardinant Qaziu.
Bëhet me dije se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar djegie në rreth 50% të trupit.
Katër personat kanë pësuar djegie pasi benzina në pjesën e motorit dhe në serbator dyshohet se ka marrë flakë gjatë punimeve. Dyshohet se njëri prej personave po konsumonte cigare në momentin kur benzina mori flakë, duke shkaktuar edhe shpërthimin e mjetit lundrues.
Përmes një njoftimi zyrtar, policia bëri me dije se personat kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit, si pasojë e kontaktit me lëndën djegëse, benzinën.
Të dëmtuarit u transportuan në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku pasi morën ndihmën e parë, u dërguan në Tiranë për një trajtim më të specializuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Fillimisht u tha se shkak dyshohet se njëri prej personave po konsumonte një cigare në momentin e incidentit dhe se kjo mund të ketë shkaktuar ndezjen e benzinës apo avujve të saj. Por më pas një prej të plagosurve e mohoi si shkak.
“Jo nuk ishte cigarja. Po i bënim shërbim, kishim nxjerrë kandelet dhe po i xhironim se ishte bllokuar. Bëri skonto dhe mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, tha një prej të dëmtuarve.









