Shpërthim në Laknas, i vihet tritol automjetit të një 41-vjeçari

Facebook
WhatsApp

Sipas njoftimit të policisë, 41-vjeçari ka dëgjuar fillimisht një zhurmë dhe më pas ka konstatuar se automjeti kishte pësuar dëmtime të lehta në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit.

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Laknas të Kamzës, ku është dëmtuar automjeti i një 41-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në rrugën “Lunxheria”, ndërsa makina e shtetasit me inciale Y. T. ndodhej e parkuar në oborrin e banesës së tij.

Sipas njoftimit të policisë, 41-vjeçari ka dëgjuar fillimisht një zhurmë dhe më pas ka konstatuar se automjeti kishte pësuar dëmtime të lehta në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka hedhur në drejtim të makinës një sasi të vogël lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Autori dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të përfshirë.

“Rreth orës 03:00, shtetasi Y. T., rreth 41 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative se, në Laknas, në rrugën “Lunxheria”, ka dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka konstatuar se automjeti i tij, i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës, kishte pësuar dëmtime të lehta në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit të automjetit.

Paraprakisht rezulton se një shtetas, ende i paidentifikuar, ka hedhur në drejtim të automjetit, dyshohet, një sasi të vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njoftoi policia.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick